• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na kanë mbrojtur me gjak”/ Zbardhen debatet në Kryesinë e PD, Basha: S’jemi të përçarë, por të sulmuar! Mziu i pakënaqur: Duhet të ishim pyetur për emrat

by Java News
04/02/2022 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi dje propozimet e degëve të PD-së për 6 kandidaturat për zgjedhjet e 6 marsit.

Në Durrës, PD zyrtarizoi Luan Hotin; në Shkodër Xhemal Bushatin; në Dibër ishin negociatat e vështira dhe në fund u caktua Luan Haka; në Vorë u caktua Ymer Marku; në Rrogozhinë Ferdinand Saraçi; ndërsa në Bashkinë e Lushnjës do të kandidojë Indrit Sefa, i cili kohët e fundit mbajti postin e sekretarit për çështjet ligjore.

Ndërkohë kryedemokrati Basha i ka quajtur zgjedhjet si të personalizuara të ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta. Kjo, sipas Bashës, bëhet për të sulmuar Partinë Demokratike, shkruan “Panorama”!

Në Kryesinë e PD-së nuk kanë munguar as debatet. Shkak është bërë Bashkia e Dibrës, ku kandidatura doli e fundit. Drejtuesi politik i Dibrës, Xhelal Mziu, u shpreh i pakënaqur, pasi nuk ishte pyetur për përcaktimin e kandidaturës. Sipas tij, deputetët e dinë se kush ka punuar e kush i ka dëmtuar në zgjedhjet e kaluara.

Ndërkohë debat ka pasur edhe mes Kreshnik Çollakut e Mziut. Shkak i debatit u bë se deputeti Çollaku mbrojti kandidatin për kryetar bashkie dhe se mohoi problematikat në zonë. Ndërsa drejtuesi politik i Dibrës i kujtoi se 1300 anëtarë të PDsë në Mat, ku Çollaku është përgjegjës, kanë ikur me foltoren.

Lulzim Basha: Zgjedhjet e 6 marsit janë zgjedhjet e dyshes Berisha-Meta. Nuk kishte pse të kishte zgjedhje tani kur për pak muaj do të ketë sërish zgjedhje në të gjitha bashkitë, por këto janë për të sulmuar PD-në. Megjithatë, ne duhet të bëjmë çmos që të marrim votat e demokratëve, intelektualeve, pronarëve etj. Kandidatët tanë kanë dalë nga një proces në degë. Janë propozime të degës.

Xhelal Mziu: Ne nuk kemi bërë analizë të mirëfilltë për zgjedhjet e 25 prillit, ndaj për të caktuar kandidatët, besoj se duhet të ishim pyetur edhe ne që punuam në terren. Ne kemi edhe informacione se kush punoi kundër e kush na ndihmoi. Ndërkohë, edhe tani pas 9 shtatorit, kur ju kryetar morët vendimin për pezullimin, sërish nuk e bëmë analizën se kush na qëndroi dhe kush jo. Ka kryetar degësh që janë kthyer në sejmenë të degëve të tyre. Duhet të ndahen anëtarët e kryesisë dhe t’u jepet autoriteti i duhur drejtuesve politikë. Ata për terren të jenë në terren. Të ofrojnë njerëz dhe të komunikojnë me ta dhe t’i kemi në krah. Kemi shumë gjëra në dizavantazh, por duhet të dalim në terren që ta kthejmë dizavandazhin në favorin tonë.

Lulzim Basha: Për të nxjerrë këta kandidatë, ka pasur nga ato degë që kanë ardhur me një kandidaturë të unifikuar. Por ka pasur edhe degë të tjera që nuk kanë qenë të unifikuara. Për raste të veçanta, unë kam pritur në zyrë për të biseduar deri në 70 persona, për të diskutuar në lidhje me kandidaturën e mundshme. Pra, kandidaturat kanë dalë nga një proces i gjatë konsultimi.

Jemin Gjana: Marr shkas nga tensioni që u krijua. Këtu ka 30 vite që kështu janë votuar emrat në Kryesi. Unë jam njeri që, nëse doni t’u rrimë parimeve, protagonizmi është sa e ruajmë peshën në terren dhe jo kush cakton emrat. Këto janë emrat më të mirë që i ofrohen. Mendoni ju se kandidatët që dolën me primaret janë më të mirë? Ne e kuptojmë se përse u shpik 6 marsi. Sepse pas disa muajsh bëheshin zgjedhjet normale. Kjo u shpik për të sulmuar PD-në. Ne duhet të jemi të kujdesshëm për të biseduar me çdo faktor dhe çdo demokrat. Ne duhet të dalim në terren dhe të bisedojmë me çdokënd.

Lulzim Basha: Më shumë se e përçarë, Partia Demokratike është e sulmuar.

Ervin Salianji: Do të ishte e lehtë që të mos flisnim në këtë Kryesi dhe t’i kalonim emrat siç vijnë. Por ne duhet të përballemi me një opinionin që është shtruar si problematik. Nëse këta njerëz që na vendosen përpara sot si kandidatë, janë propozuar nga degët apo jo. Ka aludime që nuk ka një proces të gjerë. A kishte shumë kandidatë? Ne duhet të diskutojmë për këtë. Ata bënë një proces, ndërsa ne jo. Ne, Kryesia, duhet të përfillemi për të diskutuar emrat.

Ina Zhupa: Më vjen mirë që sot po diskutojmë për 6 emra që askush nuk ka asnjë dyshim që janë demokratë dhe kanë kontribut në degët e tyre. Pa dashur t’iu bej rezymenë, fakti që kanë ardhur nga vetë degët dhe me shkresa bile, tregon peshën e tyre. Këta janë të vetmit demokratë që do të garojnë për Partine Demokratike. Nuk duhet shqetësohemi se aty kemi në fletë edhe kandidatin e PS-së, dhe kandidatin e koalicionit LSI-PDK. Siç e dimë, edhe në 2009-2013, LSI ka marrë vota demokrate, se e kemi diskutuar në çdo takim strukturash pas 2013-ës. Kësaj radhe ato vota quhen foltore, po ne do të vazhdojmë pa asnjë pengesë nga kjo.

Roland Bejko: Kemi dy çështje. E para, janë zgjedhjet dhe raporti me terrenin. Duhen krijuar ekipet e fushatës. Duhen furnizuar me materiale kandidatët. Çdo bashki ka potenciale njerëzore me ish-individë me poste, që duhen afruar. Ne duhet të futemi për të fituar. Duke presupozuar që Berisha do të bëjë partinë e tij, ne duhet të afrojmë tanët.

Kreshnik Çollaku: Kryetarët e degëve na kanë mbrojtur me jetë dhe gjak. Ne i kemi të konsoliduara degët në zonën tonë.

Xhelal Mziu: Po çfarë janë këto që thua, mor burrë? Na kanë mbrojtur me gjak e me jetë. Ku ishte nevoja?! Ku pati gjak e rrezik për jetë? Ndërkohë ti thua se i ke degët e konsoliduara, ndërkohë që Mati yt ka 1300 anëtarë më pak. Të kanë ikur të gjithë te foltorja, si i ke në rregull? Prandaj thashë se duhet një analizë qoftë e zgjedhjeve, por qoftë edhe për situatën pas 7 shtatorit.

Agron Gjekmarkaj: Ne po merremi kot 4 orë në këtë mbledhje, ndërkohë që duhet të kishim miratuar dhe të mendonim se si t’u vinim në ndihmë kandidatëve në këtë garë. Nuk kemi pse të humbasim kohë me debate boshe./m.j

Next Post
Soreca: Fermerët shqiptarë do eksportojnë produktet e tyre në BE pa doganë deri në 2025

"Puna të vijojë"/ Soreca: Transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit prioritet për integrimin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In