• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Na kanë bërë 4 atentate”, historia e familjes që denoncon zhdukjen e 39-vjeçarit

by A R
09/11/2017 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vazhdon saga e dhimbjes për familjen Lleshi nga fshati Rukaj i Burrelit. Pas një historie të gjatë hakmarrjeje që ka nisur në 2012 në Angli, e cila u pasua me një plagosje dhe 2 vrasje në këtë familje, prej së dielës ata nuk kanë asnjë kontakt me djalin e tyre 39-vjeçarin, Artan Lleshi.

“Në vitin 2012-të kushëriri im Arben Lleshi ka bërë një vrasje në Angli. Pas asaj vrasje në vitin 2013-të më kanë vrarë xhaxhain Xhavit Lleshin, pas 4 viteve më vranë babain. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rukaj në Burrel. Tani kam ardhur këtu sepse që prej 5 ditësh, që të dielën më ka humbur vëllai, Artan Lleshi. Kam bërë denoncim në polici, nuk kam marrë ende një përgjigje”,- thotë motra e tij në një rrëfim për News 24 dhe BalkanWeb.

Pasditen e së dielës ai doli nga banesa për të shkuar në Kamëz ku do të takohej me shokun e tij Altin Murati, por vetëm 20 minuta pas atij takimi ai ka mbyllur telefonin dhe ka humbur gjurmët.

“Ka qenë një person vetë i dyti në makinë, aty ka hyrë Tani, por pas 20 minutash telefoni i tij ka qenë i fikur”,- tregon një tjetër familjare.

Sipas familjes, pak orë më vonë ka humbur kontaktet edhe personi i fundit që është takuar me të, duke I lënë familjarët pa asnjë shpjegim në lidhje me fatin e djalit të tyre. Familjarët I bëjnë apel policisë që të vihet në kërkim të të afërmit të tyre pasi nuk duan që bilanci I kësaj hakmarrje të rritet me viktima të pafajshme.

“Shteti të vihet në lëvizje, është atentati i katërt që bëhet në familjen tonë, po na vrasin njerëzit e pafajshëm”,- apelojnë familjarët.

Ndërkohë komisariati nr. 3 në Tiranë e ka shpallur 39-vjeçarin të zhdukur si edhe po kryen verifikimet e nevojshme. Personi i fundit që është takuar Artanin, Altin Muratin është shpallur në kërkim nga policia.


SI LINDI HAKMARRJA

Në vitin 2012-të, kushëriri i Artanit djalit të zhdukur prej 5 ditësh ka vrarë një djalë të ri, i ka grabitur paratë dhe i ka djegur kufomën. Ndonëse Arben Lleshi është dënuar me burgim të përjetshëm për krimin, familja e tij është përndjekur nga gjakmarrja. Xhavit Lleshi dhe Hajredin Lleshi janë dy viktimat nga fisi i Arbenit, ndërsa të afërmit dyshojnë se janë ekzekutuar pikërisht për vrasjen e ndodhur në Angli./Balkanweb/a.m.

Next Post
Spiropali sulmon Bashën: A ke Atdhe ti mor burrë…

Spiropali: Dikur ngrija dy gishtat kur dilte Berisha në TV por sot...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In