Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese në njësinë nr.3 në Tiranë.
Kryedemokrati ka takuar qytetarë në lagje të ndryshme në këtë njësi, duke i bërë thirrje që në 25 prill të votojnë për ndryshimin.
“Me 25 të ftoj të votosh për numrin 9, të votosh për ndryshimin. Ulja e taksave, ulja e çmimeve kryesore të energjisë, naftës dhe fuqizimi i ekonomisë dhe rritja e pagave janë objektivat tonaë. Shqipëria mezi po e pret ndryshimin dhe familjet tuaja do të jenë të parët që do të përfitojnë nga ky ndryshim”, tha Basha./ b.h