• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Na ishte njëherë Amerika sot në Tiranë

by Lorenc Vangjeli
18/04/2016 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ndoshta është vetëm perceptim, ndoshta ka vëmendje të shtuar të publikut dhe më shumë duket sesa është, por kësaj here, ndryshe nga më parë, zgjedhjet në universitete duken shumë më të tendosura. Jo vetëm si një garë mes profesorësh dhe pedagogësh, por gati si një betejë që ka të bëjë shumë më shumë se me karriera vetjake. I gjithë procesi është karakterizuar nga tensioni dhe nervozizmi, por denoncimi dramatik i Berishës për ndërhyrjen në proces të krimit, i ngriti në maksimum temperaturat. Ka nisur një hetim penal, por ai mund të bëhej dhe në universitete të tjera ku kandidatët kanë ballafaquar njëri-tjetrin me lloj-lloj trukesh dhe trikesh që kanë të bëjnë pak me votën që do t’i zgjedhë.

Të shtunën ish-kryeministri akuzoi një emër të njohur të kronikës së zezë si Shullazi se kishte kërcënuar një nga kandidatët për rektor të Tiranës.

Me të njëjtin stil, por kësaj here jo natën, jo në errësirë dhe jo në mënyrë anonime, u kërcënua edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. E kërcënoi paraardhësi i tij. Njëlloj siç kishte bërë dhe nja pesë vjet më parë, në dimrin e ashpër të 2011-ës kur e paralajmëroi se do të ishte ai fajtor për gjithë çfarë do të mund të ndodhte në Tiranë, në ditët e pas 21 janarit.

“Dale, dale se nuk keni parë gjë akoma”. Fraza e famshme e Ramës në Parlament, ditën kur lexonte programin qeverisës përballë një opozite që bërtiste, u lexua prej saj vetë si një kërcënim tipik i kryeministrit. Si revansh. Si hakmarrje për çfarë i kishin bërë personalisht kur drejtonte opozitën. Si një paralajmërim se çfarë do t’i bënte ai opozitës.

Një politikan i djathtë që ka qenë disa herë subjekt i kërcënimeve dhe dhunës nga të tjerë, mbërrin në kulm kur vetë Ramës i profetizon një fund si Benito Musolini.

Në sallën e parlamentit dëgjohen shpesh replikat kërcënuese të tipit: Mos e kruaj me mua sepse…! Garda e Republikës në shumë më shumë se një rast ka ndërhyrë për të mbrojtur me trup deputetë që vihen nën kërcënim fizik nga deputetë të tjerë.

Qeverisjet e vendit e kanë shumë të thjeshtë si rregull të besojnë se vetëm shtrëngimi në ekstrem i legjislacionit dhe kërcënimi me burg e gjoba marramendëse mund të edukojë “qytetarin kuturu” shqiptar, të pamësuar me “kravatën” e shtetit në qafë. Burg nëse ndërton pa lejë, burg nëse nuk paguan energjinë elektrike.

Çifte policësh në mbrëmje, edhe në rrugica mes pallatesh në periferi, shëtisin me blloqet e gjobave në dorë dhe shkruajnë e gjuajnë me pasion, njëlloj si përgjuesit e çifteve, makina në kundravajtje. Edhe aty ku nuk i prshin asnjë punë askujt, edhe aty ku tabelat ose mungojnë, ose dhe kur ekzistojnë, janë më absurde se vetë absurdi. E mbushin me epsh fletën e gjobës dhe e ngjisin në xham me shprehjen: parko sërish këtu se sërish këtu na ke!

Në familjet shqiptare nuk është tabu që të luhet me ruletën ruse: E bëre keq? Ta plasa syve! Viktimë nuk janë vetëm fëmijët. Viktimë janë si zakonisht më të dobtit që kërcënohen nga më i forti dhe nga pozita e forcës. Gratë, për shembull.

Eshtë një pamje familjhare në rrugë: dy shoferë që gërvishtin makinat në trafik e kanë të thjeshtë formulën që sipas rregullit nga i forti tek i dobti shkon me shkrehjen: Paguaj dëmin ose të morra shpirtin!

Shullazi nuk bën përjashtim nga kjo kulturë kërcënimi. Emri i përmendur nga Berisha si mik i Ramës, kur e djathta shte në pushtet, raportohej nga media se kishte kërcënuar deputetë socialistë në aktivitetet e tyre politike. Sot ai është zyrtarisht nën akuzë për zhvatje përmes kërcënimit të një numri biznesmenësh. Por ai është pjesë e kronikës së zezë. Gjithë rastet e tjera quhen politikë. Ose marrëdhënie “normale” në familje. Ose luftë për të rivendosur autoritetin e shtetit. Aq sa gjithkush mund të ndjehet kaq familjar me kulturën e kërcënimit. Dhe që nuk para bën përshtypje. E kundërta po! Për fat të keq! Por e keqja është drejtëz: ajo zgjatet pafund. Dhe e keqja shkon në ekstrem nëse kjo kulturë kërcënimi shkon dhe në majë të sistemit arsimor. Nuk ka gjë më të rëndë se dy profesorë – sa për të marrë një shembull – që shihen sy ndër sy si pistolerët e Perëndimit të Egër. Dhe qëllojnë në të njëjtën kohë për të vrarë… shpresën për nesër.

Next Post

Fotot/ Kush e "ndez" Button, e dashura super-seksi e pilotit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In