• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Na ishte një herë… 10 mijë vjet më parë, zbulohet “përralla” më e vjetër në botë

by A R
09/12/2022 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një fshat të largët të Turqisë, studiuesit kanë zbuluar atë që besohet të jetë përralla më e vjetër në botë, plot 10 mijë vjeçare. Në muret e një shpelle janë gjetur të gdhendura disa figura, që të marra së bashku rrëfejnë historinë e dy burrave që sulmohen nga kafshë të egra dhe mbrohen prej tyre.

Zbulimi u bë nga arkeologët e Universitetit të Stambollit në fshatin Sayburç. Gdhendjet u gjetën në rrënojat e një godine të periudhës së Neolitit, që ndodhej poshtë fshatit të kohëve të sotme.

Sipas tyre, kjo është jo vetëm gravura më e hershme në histori e gjetur deri më sot, por tregon marrëdhëniet e ndërlikuara mes njerëzve, natyrës dhe kafshëve në atë epokë të njerëzimit. Arkeologia Dr. Eylem Özdoğan, nga Universiteti i Stambollit, tha përmes një deklarate për mediat se këto figura tregojnë një histori të mirëfilltë dhe janë të lidhura me njëra-tjetrën. “Përmes këtyre gdhendjeve, njerëzit e asaj periudhe formonin idetë e tyre”, tha ajo.

Punimet në këtë vend vijojnë prej vitit 2021 dhe për të zbuluar sekretet e periudhës së Neolitit është dashur të hiqen shtresa të tëra balte. Gërmimet nxorën në dritë faktin se njerëzit kanë banuar aty që prej mijëvjeçarit të nëntë para erës së re.

“Kjo periudhë ka qenë e rëndësishme pasi gjatë saj, sjellja njerëzore ndryshoi, nga të qenit gjuetarë në grup dhe gjithmonë në lëvizje, në fermerë që vendoseshin në një vend të caktuar për një kohë të gjatë”, thanë studiuesit.

Muri ku tregohet historia e dy burrave u gjet brenda asaj që konsiderohet banesë e kohës, me një diametër 12 metra. “Të gjitha figurat shohin drejt njëra-tjetrës, ndërsa ajo e burrit sheh nga dhoma dhe mban në dorë organin gjenital”, thuhet në studimin e publikuar në revistën “Antiquity”. “Ndërsa burri tjetër është i kthyer me kurriz dhe mban në dorën me gjashtë gishta një gjarpër. Gojët e leopardëve janë të hapura dhe duket se janë gati për sulm. Gjithashtu aty shfaqet edhe një dem me brirë të stërmëdha, siç janë zmadhuar dhëmbët e leopardëve”.

“Dëshmitë arkeologjike mund të na tregojnë disa nga traditat e shoqërive të së kaluarës, por këto rrallë herë i mbijetojnë kohës, kështu që ky zbulim është vërtet emocionues”, tha Dr Özdoğan. “Sayburç sjell dëshmi shumë të qarta të kësaj periudhe dhe mund të mësojmë shumë më tepër për Neolitin”.

/a.r

Next Post
‘Ora biologjike’/ Gjinekologia: Pas moshës 35 vjeç vështirë të bëni fëmijë. Mosha më e mirë për të lindur 20-30 vjeç

'Ora biologjike'/ Gjinekologia: Pas moshës 35 vjeç vështirë të bëni fëmijë. Mosha më e mirë për të lindur 20-30 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

February 21, 2026
Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

February 21, 2026
Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

February 21, 2026
Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

February 21, 2026
Paraja jashtë bankave u rrit në mbi 409 miliardë në korrik, rekord këtë vit në Shqipëri

Gjithçka që duhet të dini për deklarimin e të ardhurave

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In