• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

by Ylli Manjani
01/01/2026 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Ky urimi “Gëzuar vitin e ri” është hipokrizi. Nuk ka asgjë të vërtetë në të. Një fallsitet kolektiv që nuk vjen nga ndonjë emocion personal, individual. Të gjithë urojnë të gjithë si me qenë politikanë…

Në fakt ky është urim që vjen nga një dehje kolektive. Ngjan më tepër si një qokë statistikore sesa urime jep dhe sa merr, sesa një urim i sinqertë që buron nga një dëshirë e brendshme.

Është njësoj si shprehja “sa i mirë ishte ai që vdiq”. Pavarësisht se i vdekuri ka qenë në “qenbirqeni”, prapë bëhet i mirë.

Kështu është edhe ky urimi “gëzuar”. Kot fare. Pa asnjë sens apo emocion festiv të vërtetë.

Kur shoh mesazhe të tëra me “Gëzuar” në inbox apo sms, më duken të gjitha pështyma sharje. Në vend të “Gëzuar” më ngjan sikur thonë “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”..

Disa prej miqve virtualë që s’lenë sharje pa më bërë në rrjete sociale, kur më urojnë “Gëzuar”, janë kulmi i kulmit madje.

Nejse, po kështu e mendoj këtë gjë. Festat publike në shoqërinë tonë janë thjesht ditë pushimi, ushqimi dhe zgërdehje trush në alkohool. Ndaj urimet kolektive e publike nuk janë të vërteta, por qoka bezdisëse.

Prandaj nuk uroj dynjanë, përveç miqve të mi të cilët i dua me zemër të jenë të gëzuar (jo të dehur), çdo ditë të vitit. Dhe nuk më pëlqejnë as të tjerët, të cilët nuk i uroj, të më urojnë.

Gëzoj apo jo është e gjitha puna ime dhe e familjes sime.

Ndaj na i kurseni mesazhet, u lutem.

Njat’jeta!

Next Post
Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

Comments 1

  1. Lili says:
    2 months ago

    E gjithë bota e qytetëruar uron për çdo festë mbarëkombëtare ose ndërkombëtare (Krishtlindje,Viti i Ri,festa të ndryshme fetare deri tek festat familjare dhe më gjerë)…Në fakt ti Ylli ke probleme sepse je i depersinalizuar,i kapur mat në korrupsion,je njeri vulgar dhe i paplotësuar…Mos e fyej inteligjencën e një populli që të dha mundësi të shkollohesh…dhe që të dha mundësi të bëhesh ministër…E çfarë ministri:Ai i drejtësisë…që ti e përdhosje…me duart e tua …Turp të kesh që propagandon negativisht një ndjenjë humane,fisnikërie që buron nga zemra bujare e një populli të varfër,por krenar… Njerëz si Ty turpërojnë veten…jo popullin shqiptar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In