• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Na është thyer zemra…”, flasin të afërmit dhe i dashuri i turistes britanike që humbi jetën në Sarandë

by A R
22/09/2022 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Motra e turistes britanike, e cila u mbyt në brigjet e Sarandës disa ditë më parë, ka folur për Daily Mail pas ngjarjes së rëndë. “Është lajm shkatërrues. Na është thyer zemra”. Është shprehur mes lotësh Sam, motra e Rebecca Gannon. 29-vjeçarja, të cilën të afërmit e thërrisnin Beccie, ishte nga Stone në Staffordshire. Ajo ndodhej në Shqipëri së bashku me të dashurin e saj.

“Është motra ime e vogël. Nuk mund ta besoj dot”, tregon më tej motra e viktimës. Ajo është shprehur se ka qenë me mamanë në kuzhinë kur kanë marrë vesh lajmin.

Rebecca ndërroi jetë pasi hasi vështirësi në një ekspeditë zhytjeje në Sarandë. Në momentin e ngjarjes ajo shoqërohej nga disa zhytës të tjerë dhe nga i dashuri, i quajtur Robert. Në lidhje me incidentin, policia ka arrestuar Saimir Kushovën me akuzën se kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.

“Duhet të kemi qenë gjithsej 12 persona dhe gjithsej 3 instruktorë një prej të cilëve fliste shumë mirë anglisht dhe quhej Gerta Brozi. Ajo kontrolloi pajisjet por nuk u kushtoi shumë vëmendje. E di që kishte një problem me rregullatorin e oksigjenit të Rebecca-s, por Gerta tha se e kishte zgjidhur”, u shpreh i dashuri i viktimës.

Më tej ai shtoi: U futëm në ujë, por nuk e di nëse problemi ishte zgjidhur. Kishim shkuar shumë thellë kur një nga grupi kishte probleme me presionin dhe doli në sipërfaqe. Nuk mund ta shikoja dot Rebecca-n kur ishte në ujë për shkak të shikueshmërisë së dobët. Mund të kem qëndruar në ujë për rreth 25 minuta dhe kur dola në sipërfaqe pashë një anije policie afër nesh dhe kuptova që diçka e keqe kishte ndodhur.

Të tjerë dëshmitarë kanë thënë se Kushova është zhytur në ujë në përpjekje për të shpëtuar 29-vjeçaren. Madje ata i kanë dhënë ndihmën e parë ndërkohë që Robert ka dëshmuar i shokuar të gjithë ngjarjen.

Ndërkohë të martën, Greta Brozi ka folur për Daily Mail dhe ka treguar se askush nuk e di se çfarë ndodhi dhe pritet policia që të përfundojë hetimin. Sipas saj, 29-vjeçarja kishte certifikatë për t’u zhytur dhe ishte e kualifikuar.

/a.r

Next Post
VIDEO / Incident në Kuvend, ministri Niko Peleshi për pak rrëzohet në sallë gjatë seancës

VIDEO / Incident në Kuvend, ministri Niko Peleshi për pak rrëzohet në sallë gjatë seancës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Qasje e re”, Rama për ndryshimet në qeveri: Largimi i Ballukut për shkak të rrethanave! Do pres raportin…

March 1, 2026
Rrëfimi i diplomatit nga Omani: Nga ‘Kurrë!’ te bombardimet. Si shembet Paqja!

Rrëfimi i diplomatit nga Omani: Nga ‘Kurrë!’ te bombardimet. Si shembet Paqja!

March 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Nga protestat me qytetarë tek protestat me mercenarë

March 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

March 1, 2026
“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

March 1, 2026
New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

March 1, 2026
VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

March 1, 2026
Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

March 1, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama dënon sulmet e Iranit në Dubai: Siguria në Gjirin Persik, domosdoshmëri globale

March 1, 2026
Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In