• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na duhet shumica absolute për të…!”/ Veliaj: Ky që flet për protesta, në ’97 i vuri shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin

by Java News
13/07/2022 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur na ndajnë më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme vendore, Kryetari i PS për Tiranën, Erion Veliaj shprehu domosdoshmërinë për të siguruar shumicën ne Keshillin Bashkiak, si garanci për të ecur përpara dhe për të marrë vendime të rëndësishme per qytetin dhe qytetaret. Nga Njësia 11 në kryeqytet, ku ndoqi prezantimin e platformave të kandidatëve në garë për kryetarët e rinj te PS në çdo njësi, Veliaj i krahasoi partitë e vogla me “shushunjat”.

“Është shumë e rëndësishme që të kemi një shumicë të plotë. Pse? E keni parë me çfarë krenarie përfaqëson Edi Rama Shqipërinë? Ate siguri ia jep mbështetja e shumicës së popullit. E keni parë që nuk ka të njëjtën siguri dikush që përfaqëson Maqedoninë e Veriut ose Bullgarinë? Secili prej tyre përfaqësohet nga një e treta e popullit dhe nuk merr dot vendime, qoftë edhe për veton për hyrjen në BE te Maqedonisë së Veriut dhe Shqiperise.

Ndërkohë, Edi Rama ka fuqinë e shumicës së këtij vendi, që i jep autoritet, i jep kurajo, që i jep besim të flasë në emrin tonë dhe të marrë vendime të rëndësishme. Ndaj, na duhet shumica edhe ne Keshill sepse është garancia për të ecur përpara, për të marrë vendime të rëndësishme. Një popull i fragmentuar, një Parlament copë e çikë, partiçkat e vogla që të ngulen si shushunja në lëkurë, nuk ta japin dot këtë mundësi”, theksoi ai.

Kryetari i Bashkisë deklaroi se sigurimi në zgjedhje i një shumice absolute mundëson marrjen e vendimeve të shpejta. “Na duhet shumica per te qene me te shpejte kur vendosim per aktin normativ qe subvencionon energjinë, për kompensimet e tërmetit apo për të blerë vaksinën në mënyrë urgjente për 24 orë. Flamuri i fitores i Partisë Socialiste është fakti se i japim zgjidhje halleve qe kane qytetaret”, u shpreh Veliaj.

Nisur nga protesta e opozitës, Veliaj theksoi se Berisha kur kishte pushtetin krijoi firmat piramidale dhe vuri shqiptarët kundër njëri-tjetrit. Kryetari i PS për Tiranën deklaroi se sfida e mazhorancës është me veten e saj, për të bërë më shumë punë. “Çfarë beri ky qe kerkon protesta sot? Ky i 96-ës, i 97-ës, i 98-ës, që i vuri shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin, veriun me jugun, të krishterët me myslimanët, firmat piramidale, që i quante Zvicra shqiptare, Lanën e zaptuar.

Këta e kishin Tiranën dhe nuk bënë një shkollë. Sot kemi 40 shkolla te reja. Shikoni partine tjetër: hap qepenin, mbyll qepenin, njëherë burri, njëherë gruaja. Keta nuk janë kundërshtarët tanë, ne jemi kundërshtarët e vetes sonë sepse duhet të mundim veten tonë, te bejme me mire seç kemi bere. Nëse bëmë 40 shkolla, tani do bejme edhe më shumë. Nëse bëmë kaq shumë hapësira publike, më shumë do bëjmë tani. Nëse ndihmuam kaq shumë njerëz në kohë betejash, me shume do te bëjmë në kohë paqeje, kur punët i kemi mirë”, tha Veliaj.

Teksa renditi listën e gjatë të investimeve të realizuara në Njësinë 11 dhe ndihmën në rastin e tërmetit apo të pandemisë, Veliaj u shpreh se e majta dallon nga e djathta pikërisht nga vëmendja që i kushton shtresave në nevojë./m.j

Next Post
Dëshmia e të penduarit në SPAK/ Nuredin Dumani mori përsipër vrasjen e Tropojës, por krimin e kreu një grup tjetër

Dëshmia e të penduarit në SPAK/ Nuredin Dumani mori përsipër vrasjen e Tropojës, por krimin e kreu një grup tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In