• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Na duhen edhe 500 vjet të tjera!

by Java News
21/09/2015 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në këtë intervistë të gjatë, artisti i njohur Maks Velo, përgjigjet në lidhje me disa pyetje që i janë bërë për artin. Trishtimi i një jete plot pengesa, mosmirënjohja, mungesa e qarqeve kulturore, ku të shkëmbehet dhe prapambetja e vendit e bën që të jetë jo vetëm polemizues por shpesh edhe rebel. Dhe, ka një arsye që e parashtron bindshëm mendimin e vet: kaq afër Italisë së Rilindjes, vendi mbeti mbrapa dhe nuk e preku Romën dhe Firencen…Biseda është mundur të kapë në mënyrë të përmbledhur disa gjëra dhe është bërë fill pas hapjes së Ekspozitës së tij retrospektive, që gjendet në Galerinë e Arteve…

 

Intervistoi Ben Andoni

Përpjekja më e madhe për një artist është krijimi i individualitetit. Kur shikon koleksionin e punëve tuaja në teknika të ndryshme duket se e keni arritur prej kohësh këtë falë një shikimi të thellë, sistematik dhe tejet të pakompromis. Si ka qenë i gjithë procesi i formimit tek Ju, në kushtet e mungesave reale qoftë të artit bashkëkohor por edhe ballafaqimit artistik me artin modern?

“Individualiteti nuk krijohet duke e kërkuar, ai lind. Shkrimtari, piktori, kompozitori ose e ka ose nuk e ka. Janë të paktë ata që e kanë. Është pjesa më e rëndësishme e një artisti të vërtetë, (që të mos them i madh ose gjeni ). Pjesa tjetër bën pikturë, por bën art të reflektuar. Është një krijimtari që vjen nga jashtë jo nga brenda.

Ajo vepër që vjen nga brenda artistit është e rëndësishme. Ajo që shihet në Ekspozitë është se veprat më ndiqnin mua dhe jo unë veprat. Tërë jetën më kanë ndjekur nga pas imazhe. Unë vetëm sa i kam materializuar. Ka një mendim të gabuar për njohuritë dhe kontaktet mbi artin modern në atë periudhë. Çdo gjë këtu deri më 1972 bëhej si në B.S.

Në Rusi koleksionet e artit modern ishin të ekspozuara dhe shiheshin si nga artistët ashtu dhe nga publiku, si në Muzeun “Tretjakov” në Leningrad ashtu dhe në atë Pushkin në Moskë. Kritikoheshin por lejoheshin të shiheshin. Asnjëherë nuk u ndaluan. Nuk flas për Poloninë apo Çekosllovakinë, ku artistët vazhdonin edhe të punonin si donin .

Këtu, librat, monografitë, enciklopeditë ishin si në Bibliotekën Kombëtare dhe në atë të Institutit të Arteve. Mund edhe të porosisje. Unë i njihja të gjithë, bile Van Gogun me veshin e prerë me fasho e kisha kopjuar nga kartolina me vaj dhe e kisha varur në mur . Në Shtator 1978 , para arrestimit me konfiskuan një libër në postë, që erdhi nga Parisi.

Letërsinë e lexonim, filmat i shihnim . Gjithë problemi është si e sheh botën TI. Unë u formova nga primitiviteti Shqiptar dhe Ballkanik, këtë e ktheva në art modern . Kjo është aftësi personale. Vizatoja edhe shumë mirë”.

Periudha e burgosjes është koha që jeta juaj u nda realisht në dy pjesë. Si mbijetuat shpirtërisht, lidhur me artin, në mungesën totale të shprehjes së lirisë?

“Besoj se nëse je vërtet, nuk mund të ndryshosh, nuk mund të thyhesh. Artisti fallco i pavërtetë, që e ka artin si profesion, por jo si predikim; ndërron sipas periudhave, sipas

pushteteve, sipas porosive. Ai i përshtatet urdhrave, situatave për të mbijetuar .

Kurse një artist i vërtetë i SHENJUAR , është i pandryshueshëm. Ajo periudhë është e paharruar për mua: që nga 1973 deri më Gusht 1991, kur u rehabilitova.  Megjithatë më bën të vuaj akoma fakti që babai vdiq kur isha në Spaç, që u bëra keq motrave, vëllait ,

mamasë. Kjo bëri që të vendos kufij të përcaktuar qartë me atë të të tjerëve  Mbijetova vetëm duke imagjinuar dhe akumuluar. Dhe, çuditërisht erdhi periudha (filloi që më 1989) që u ula të punoj prapë dhe motivet sikur derdheshin, nuk i përmbaja më dot .

Me sa duket nuk ka asnjë forcë të mbysë inkoshiencën. Ajo është kalaja që nuk dorëzohet kurrë.  Një artist i vërtetë nuk jeton për vetveten, por të kryejë, të plotësojë misionin e tij. Këtë po e realizoj në kondita shumë të vështira, në një vend me trashëgimi orientale”.

Simbolika e punës dhe figurinës suaj të zakonshme ka një karakter shumë parak ballkanik. Në atë formë mund të gjesh një linjë që e lidh më së shumti historinë e hershme të gjithë kontinentit dhe më gjerë. Pse kjo esencë figure është kaq e thellë në shprehjen tuaj artistike?

“Arti modern u zgjua nga goditjet që vinin nga shpellat . Pasi arti në një periudhë 4 mijë vjeçare u end duke kërkuar perfeksionin në Antikitet, Mesjetë, Rilindje,  tha se po kthehem njëherë mbrapsht, po futem aty nga kam dalë për herë të parë, në shpellë. Ishin dy shpella, ajo reale : ARTI PRIMITIV; dhe në shpellën e subkoshiencës: ARTI SURREAL .

Dhe u gjet spontaniteti dhe inkoshienti . Tërë arti modern përshkohet nga inkoshienca , kërkimi brenda qenies së artistit. Dhe unë këtë bëra: vizatova hunj, furka, bucela , kunguj, gurrë, vrima, trarë, re , guna , bakëre ,sita , saçë , qymyrë , thasë , lëkurë , qirinj, opinga , kambana , pazare , poçe , zjarre, jevga , sëpata , cfurqe etj. … I futa në kazanin e rakisë dhe pikë-pikë nxora esencën . Kjo është vepra ime .  E ruaj këtë thesar edhe sikur të jap jetën”.

Ju shpreheni në disa gjini arti. Sa mendoni se e ndihmojnë ato njëra-tjetrën në procesin e krijimit?

“Shprehja në disa gjini bën që ta zbërthej objektin, temën plotësisht . Të gjithë piktorët modernë kanë qenë intelektualë të vërtetë. Se nuk mund të jetë ndryshe. Po jap një shembull, në Ekspozitë kam një pune me tempera ‘VARREZAT’, e bërë më 1964 . Kam dhe një artikull botuar në ‘MONUMENTET 1992-1999’, ‘STUDIM MBI ELEMENTET TE ARKITEKTURES FUNERALE MYSLYMANE NE SHQIPERINE E MESME’. Pra i kam studiuar me detaje, i kam njohur mirë, pastaj i kam pikturuar. Ose artikulli në ‘MONUMENTET 2004’, ‘MASKAKOMIKE DHE TRAGJIKE NE GUR DHE METAL’.

Kam shume artikuj të botuar për artin popullor. Pra i jam futur njohjes në thellësi, pastaj lirshëm kam vizatuar dhe pikturuar . Po , shprehja në disa gjini arti dhe shkencë ndihmon dhe plotëson, sjell perfeksionin”.

Ku ndjeheni sot më mirë, veç pikturës?

“Përderisa kam punuar në disa fusha pa qenë i detyruar , tregon se jam ndjerë mirë. Veç pikturës kam punuar Arkitekturë, Letërsi, Studime .  Dy librat e fundit ‘BETONIZIMI I DEMOKRACISË’ dhe ‘GRAFIKA E REALIZMIT SOCIALIST NË SHQIPËRI’ besoj

se janë një kontribut me shumë rëndësi .  Por këtu sa më shumë të punosh, aq më shumë armiq do të bësh . M’a kanë nxirë jetën. Dhe vazhdojnë”.

Çfarë e pengon krijimin e një mjedisi artistik më të dobishëm për krijuesit në Shqipëri?

“E pengojnë vetë krijuesit . Kështu është në të gjitha mjediset. Kjo vjen nga teoria e minimalizmit. Orientali kënaqet me pak bile dhe me hiçin . Na ka zotëruar teoria e vetëshkatërrimit. Krijuesit tanë nuk pranojnë tjetër veç vetvetes . Pale pastaj po të ishe krejt tjetër si puna ime . Qetësia vjen me mençurinë dhe te të kuptuarit e vërtetë të jesh perëndimor. Jemi akoma larg. Rolin kryesor e lot dija dhe eksperienca. Këto bëjnë trashëgiminë. Ne kemi pak trashëgimi pozitive, më e shumta është negative. Trashëgimia jonë është orientale mbas 500 vjetësh. Nuk kemi pasur shkolla, muzeume , orkestra, galeri arti, biblioteka, salla koncertesh …asgjë … asgjë…veç hoxhës majë minares, kur Firencen, Romën e kishim aty . Po t’a zgjasje dorën i prekje fare lehtë. I kishim aq afër dhe nuk i njihnim. Në atë kohë Rilindja Italiane ish qendra e botës artistike Ne i kishim më afër se kushdo, por realisht ishim më larg se kushdo. Pa trashëgimi nuk ecet dot përpara. E vetmja gjë e madhe, gjeniale , ishin atelietë e piktorëve ikonografë bizantinë. Ata na shpëtuan, përndryshe do ishim kthyer në shpellat. Unë kam shumë nga surrealizmi i ikonave. Arti popullor dhe arti bizantin më shpëtuan”.

 

 “Retrospektiva” juaj, Ju paraqet, me interesa tepër të larta në art, por edhe me një kërkim të thellë në psikë. A ka në punën tuaj, shprehje të themi inkoshiente?

“Jo a ka?! Tërë ‘RETROSPEKTIVA’ është vepër inkoshiente . Tërë materiali jetësor i pazarit të Korçës, i ikonostaseve futej brenda, bluhej në një mulli gjigand, pastaj

dilte i gatshëm dhe unë çuditërisht, fare lehtësisht, prodhoja dhe vazhdoj të prodhoj akoma. Kam një cikël ‘FSHATI PRIMITIV’ që vazhdoj t’a plotësoj që prej vitit 1964 . Piktura e ‘REALIZMIT SOCIALIST’ është në fakt realizimi i porosive; është ilustrative.

Veprat e shek. XX qoftë abstrakte, por edhe kubiste, surrealiste , ekspresioniste , kanë për bazë kërkimin inkoshient. Unë me kënaqësi bëj edhe portrete edhe peizazhe, pasi ato më çlodhin, më bëjnë mirë, më rikuperojnë se arti inkoshient të konsumon shumë. Ato dhe janë veprat e mia më të rëndësishme”.

Pak për mjedisin kulturor shqiptar: Pse mungojnë qarqet e mirëfilli kulturore në Shqipëri, që të përfaqësonin interesat dhe shprehjet e artistëve të ndryshëm?

“Qarqet kulturore janë rrathët sipërorë të një shoqërie. Bota Perëndimore është në këtë stad zhvillimi sot, sepse ata kuptuan që shoqërinë e çon përpara arti dhe shkenca .

Shkenca e pasuron, kurse arti e kultivon. Çfarë do të ish një shoqëri e pasur me të mira materiale por pa art? Do të ish një trup pa shpirt, e pa ndjenja . Po marr Japonezët. Në koncertin e fundit, Orkestra e Televizionit u paraqit me Brahmsin . E drejtoi një

Japonez YOHEI SATO. Me mrekulloi, ish si vizatimet LAVI, një mrekulli dirigjimi . Por Japonezët nuk kanë një Brahms . Ata e dinë këtë, e ndjejnë këtë. Tërë Lindja kopjon Europën. E shihni sa i rëndësishëm është arti? Pa artin, bota do ish e thatë si shkretëtirat. Pas 500 vjet Turqi mos prit qarqe të mirëfillta kulturore . Duhet të kalojnë edhe 500 vjet të tjera që të krijohen”.

Ku e ndjeni më të nevojshme të kërkoni tashmë në art?

“Punoj paralelisht pikture, shkrime. Do doja te punoja edhe arkitekturë, por është e vështirë. Ka një bllokim të menduar mirë, të organizuar. Unë, asnjëherë nuk kam çarë dot”.

Maks Velo (1) Maks Velo (2) Maks Velo (3) Maks Velo (4) Maks Velo (5) Maks Velo (6)

Next Post

Hije skandali mbi Champions: UEFA gjen qindra lojtarë me substanca të ndaluara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

February 11, 2026
Sot dua të flas italisht…

Liria kishte emër? Po Haga e drejtësisë…?

February 11, 2026
Parlamenti Evropian miraton listën e vendeve të sigurta dhe forcon rregullat për azilin

Parlamenti Evropian miraton listën e vendeve të sigurta dhe forcon rregullat për azilin

February 11, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Si u bë Tirana kryeqytet dhe përse Kongresi i Lushnjes nuk mori vendim

February 11, 2026
Sherr mes ultrasve të Atalantës dhe Interit në Itali, vritet me thikë tifozi 26-vjeçar! Një i arrestuar

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, 7 persona në paraburgim, goditet grupi i trafikut

February 11, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Berisha: Te Trauma asnjë polic i lënduar. Këlliçi po hante bukë gjatë protestës, policia e procedon

February 11, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Kërkesa e Veliajt kundër Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

February 11, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama, batuta me ambasadorin Gonzato: Unë jam lart, ti poshtë. Ka edhe më të rëndësishëm sesa ty

February 11, 2026
“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

February 11, 2026
Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In