Elisa Spiropali:
Kastrioti i Madh është identiteti ynë!
Është Ati dhe Biri i shqiptarisë, është e shkuara e lavdishme dhe rruga e të nesërmes për shqiptarët!
Kryezoti Kastriot është udhërrëfyesi ynë në ëndrrën për liri dhe nder, për bashkim dhe shtetëformim, është prova që na tregon si kemi qenë dhe shenja që na dëshmon si duhet të jemi!
Ky shtetar dhe luftëtar gjenial, ambasador i fjalës dhe diplomat i forcës, i dha Shqipërisë së djeshme dhe të nesërme adresën e pandryshueshme evropiane të identitetit, të përkatësisë dhe të frymëzimit nga historia dhe kultura!
Kastrioti ynë na dha emrin! Na bëri shqiptarë të Evropës dhe Evropën e bëri flamur të Shqipërisë!