• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mziu: Vendimet e FSHF-së komuniste, Kamza do organizojë kampionatin e saj

by Java News
07/03/2019 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klubi i Kamzës, tifozët dhe i gjithë komuniteti i qytetit shumë pranë Tiranës janë më të dënuarit pas vendimit të djeshëm të Komisionit të Disiplinës që e përjashtoi skuadrën nga Superiorja, ndërsa kampionatin e ardhshëm do ta nisë nga Kategoria e Dytë. Në një reagim ekskluziv për gazetën “Panorama Sport”, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, e konsideron një dënim si në kohën e komunizmit atë të dhënë dje nga organi disiplinor pranë federatës.

Ai e konsideron të qëllimshëm këtë dënim ekzemplar nga ana e FSHF-së, ndërsa bën edhe ironi duke thënë se tashmë ekipi do të garojë në një kampionat të pavarur lokal. Gjithashtu, Mziu flet edhe për të ardhmen e lojtarëve.

DHUNA – “Po e nis gjithçka që nga momenti i incidenteve që ndodhën në fund të sfidës me Laçin. Dua të them se askush nuk i justifikon aktet e dhunës që ndodhën atë ditë. Distancohem plotësisht nga dhuna. Por, mos harroni se shkaktari i dhunës ishte gjyqtari. Arbitri, jo vetëm që theu çdo limit në zgjatjen e ndeshjes përtej minutave që ishin dhënë, por akordoi edhe një penallti të paqenë. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u ditur nga gjithsecili”, u shpreh fillimisht Mziu.

DËNIMET – Më pas, në lidhje me dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës që e ka përjashtuar fillimisht Kamzën nga Superiorja, ndërsa kampionatin e ardhshëm do ta nisë nga Kategoria e Dytë, Mziu shprehet: “Sapo e pashë vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës pranë federatës, mund të them se janë dënime që ua kalojnë edhe atyre të kohës së Enver Hoxhës. Do të shohim në ditët në vazhdim reagimin që do të kemi. Por, me këtë vullnet të Federatës Shqiptare të Futbollit që nuk e do futbollin në Kamzë dhe me këtë qeveri do të shpallim autonominë. Duke qenë se nuk ka një kategori tjetër më poshtë, ne do të krijojmë një kampionat brenda Kamzës dhe ta fillojmë që aty. Jam i sigurt që do të jetë një kampionat më frytdhënës dhe më popullor për Kamzën sesa të vazhdojë kështu. Nuk kam parë ndonjë dënim kaq të rëndë. Shkaktari kryesor i dhunës, që ishte gjyqtari, nuk kishte marrë asnjë dënim, ndërsa skuadra e Kamzës shkon dy kategori më poshtë. Do t’i bëjmë ftesë federatës që ta ulë edhe dy kategori të tjera ose do të dalim më vete. Do krijojmë një kampionat më vete në Kamzë që të mos kemi lidhje fare me federatën”.

LOJTARËT – Ndërkaq, shumë të penalizuar në këtë rast janë futbollistët e Kamzës, të cilët kishin një kontratë me klubin. Në këtë moment, askush nuk di të thotë se çfarë do të bëhet me lojtarët dhe me detyrimet ndaj tyre. I pyetur në lidhje me këtë çështje, kryebashkiaku i Kamzës u përgjigj: “Besoj se e ka marrë parasysh federata dhe do t’i kompensojë ajo”, përfundoi reagimin e tij për gazetën, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu. Mbetet për t’u mësuar në ditët në vazhdim se çfarë do të ndodhë me skuadrën dhe hapat që do të ndërmarrin drejtuesit.

/a.meta

Next Post
Humbën në kufi me Greqinë, policia shpëton dy shqiptarët

Aksidenti i rëndë, motori përplaset me makinën, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In