Nënkryetari i parlamentet Myslim Murrizi deklaron se Ilir Meta nuk është “hero” dhe shpëtimtar i demokracisë e demokratëve.
Me anë të një komenti të publikuar në rrjetin social “Facebook” Murrizi shton se Meta është një hajdut, ‘vrasës’ dhe i ka bërë gjithë të zezat PD-së.
Postimi i plotë i Murrizit
Nuk kam patur kurre ndermend te shkruaj apo te perfshihem ne njeren ane apo anen tjeter, mes luftes per pushtet e per qindra miliona euro qe ka kapur politiken Shqiptare prej 25 vitesh.
Aq me shume ne luften e fundit mes ps dhe ish themeluesit te saj Ilir Meta, e ndoshta te vetmit socialist qe prej vitit 1991 i ka shijuar dhe provuar te gjitha pushtetet politike partiake dhe shteterore si asnje Shqiptar tjeter i kujdo force politike.
Qe te jem i sinqerte ,nuk me ngacmoi as “gjygji” brenda godines se ish komitetit qendror te ppsh, as shpallja e tij “ hero” nga vemje politike pa personalitet qe kerkojne te kapen si i mbyturi pas fijes se flokut.
“Gjygji” i Tij ne godinen e komitetit qendror nuk eshte i pari ,e sa te kete komuniste ne politike nuk besoj qe do jete i fundit.
Kane filluar me koçi xoxen, beqir ballukun, todi lubonjen petrit dumen hito çaken kiço ngjelen e fadil paçramin, kane kulmuar me mehmet shehun e ne fund me kadri azbiun e feçor shehum.
Po te njenjtat pale me te njenjtin skenar, por me aktore te ndryshem
Keshtu qe kjo pjese jo qe nuk me ben fare pershtypje por ndjej neveri se si po e percjellin mediat.
Ajo qe me habit shume eshte shpallja “ hero” dhe shpetimtare i demokracise dhe i DEMOKRATEVE nga nje tufe e vogel individesh pa pigment politik, pa personalitet ,pa dinjitet dhe pa asnje kontribut e sakrifice ne PD ,te cilet e shohin si anije shpetimi per menderen e tyre.
Dhe ajo qe ndjej keqardhje eshte mashtrimi qe i behet asaj pjese te militanteve te PD qe aspirojne kthimin e PD ne pushtet per te mare nje vend pune ose polic ose kryeplak, qe prej 6 muajsh i sorollasin neper bulevardin e Tiranes duke i mashtruar se do ta permbysim me 16 shkurt e me 16 mars, pastaj ju thone me 16 prill e me 17 maj, pastaj me 8 qershor e me 21 qershor, pastaj i thone qe fundi eshte me 30 qershor.
Pastaj i tallin perseri duke i sjelle me date 8 korrik per proteste por i flasin per fitore.
Gjithsesi prap nuk eshte as puna ime e as halli im, halli i perbashket qe kane nje tufe e vogel hajdutesh te medhenj, qe kane vjedhur miliona euro e dollar prej 29 vitesh postkomunizem gjoja duke luftuar njeri tjetrin.
Ajo qe me ngacmoi shume ishte shkrimi i nje gazete ku Meta evidentohej si vjedhes i votave te vitit 2001, i fenomenit te DUSHKUT ku ne fakt “ VIKTIMA” isha une
Populli thote qe me mire vone se sa kurre.
Ata qe nuk lane gje pa shpifur e sajuar per mua tek Berisha per dushkun e famshem te vitit 2001, sot per here te pare jane realist
Pra dushkun me 10 deputet e organizoi kryeministri META, nen llogarite e Kaç Islamit dhe nen mbikqyrjen e policis ,shikut dhe te gjithe funderrinave te asaj kohe
Qellimi ishte i qarte!
Meta merte partine socialiste, Nano behej president
Por ata qe sot jane qepur me buke ne traste Metes dhe nje tufe hajdutesh per ti qeruar nga politika, edhe ne ate kohe i ben synet nga gjuha dhe nuk jua lane ta realizonin “ endrren”
Po po kryeministri Meta i vodhi zgjedhjet e vitit 2001
Ai i dha 3 deputet Cekes qe mallkon neper stdudio si kanidati tevegjel i Permetit
Ai i dha 3 deputet Xhuvelit qe u konvertua me vone ne demokratikas derisa ja shiti partine Dukes
Ai i dha 3 deputet edhe te ndjerit Vasil Melo qe pas nje viti nderroi jete dhe erdhi deputet Vangjelis Dulesi
Ai ja vodhi votat Ful Kalidhopullit dhe Halit Shamates ku me figure e me ze police kokepalare mbushnin kutite ne fushat e Dropullit dhe ne arat me jonxhe te Peqinit
Ai ja hoqi mandatin Llesh Koles e ja dha nikolle lesit
E jo pak nga keto “ heroizma” per te cilen keta ,qe nuk e di ,se ku ne te semes ishin atehere, sot jane kupola mender drejtuese e PD
Me vjen per te vjelle kur degjoj dallkauk politik qe i thone “ student i dhjetorit”
Individe te rendomte qe per 2 vjet kane ndryshuar 3 parti e qe çfar peshtyjne ne mengjes e lepijne ne dreke, pastaj çfar mender dhj… ne dreke e hane ne darke e qe nuk kane asnje lidhje me LEVIZJEN E DHJETORIT 90 qe solli krijimin e PD
Meta ,por jo vetem ai, bashke me Majkon apo plot bij sekretaresh partie, bij spiunesh apo spiune vete, sekretar rinie neper fakultetete dhe leva te ppsh e sigurimit ,nuk kane asnje lidhje me DHJETORIN 90
Ata ishin aty sepse ishin student ne ate kohe
Ata ishin tek ramiz alija sepse u perzgjodhen nga partia
Por ata ndejen aty dhe e “gezuan “statusin e STUDENTIT TE DHJETORIT vetem 3 dite
Pra nga data 8-11 dhjetor o debile e dallkauk poltik, sepse qysh me date 12 dhjetor kur u krijua PD ata jo qe nuk paten me pune me levizjen dhe PD por u shperndane neper rrethe dhe flitnin neper tribunat e antimitingjeve te enveristeve
Meta nga viti 1992-2003 ka qene ne kryesine e ps
Nga viti 1992-2017 ka qene deputet i ps
Nga viti 1993-1996 ka qene nenkryetar i partise socialiste Shqiptare
Nga viti 1999-2002 ka qene kryeminister i ps
Nga viti 2002-2003 ka qene zv kryeminister i ps
Meta ka qene kryeminister kur me date 28 netor 2000 u vra Syl Lusha ne Tropoj
Meta ka qene kryeminister ne date 2 dhjetor 2000 kur u ndalua Sali Berisha ne drejtorine e policis Tirane dhe une bashke me 5-6 deputet shkuam ne zyren e pashk tushes
Meta ka organizuar i pari greven ne gusht 1992 te Poliçanit qe moren peng forcat speciale
Meta ka qene deputeti i pare qe i eshte hequr imuniteti per kete ngjarje
Meta ka qene opozitare i qeverise Berisha nje,ne vitet 2005-2009
Meta ka bere greve urie brenda parlamentit ne prill 2008 e i verviste vazo lulesh kokes te gjithe qeverise se PD-s
Meta mori 30% te administrates ne qeverine Berisha 2 ne vitet 2009-2013
Meta me bllokun e famshen ne dore si minister i jashtem shkoi ne zyren e ministrit te ndjere Dritan Prifti ne dhjetor 2010 e per rrjedhoje ndodhi 21 janari i viti 2011
Meta tradhetoi DEMOKRATET ne prill 2013 duke krijuar aleancen e qelbesirave ne gjirin e lalzit
Meta qeroi nga puna dhe flaku ne rruge minjera demokrat ne vitet 2013-2017
Meta mbajti ne kembe qeverine e Rames nga shkurti 2017 deri ne 17 maj kur ne demokratet hyme ne proteste ne çadren e lirise dhe ai u be president
Per Meten Monen dhe Tit Vasilin çfar nuk na tha Basha ne qershor 2017
Ky eshte “ heroi” i DEMOKRATEVE??????
Ehhhh sa te “ zeza” ju ke bere DEMOKRATEVE prej 29 vitesh more Ilir Meta ( FIZI)
Tani DEMOKRATET po “ marin hak” duke te goditur me top, por jo Ty por mullaret me bare ne oborrin Tend.
Por Ti ke ikur me vile nga fshati dhe ke ardhur tek qendra e bllokut, ke ardhur tek kodra e diellit dhe tek gjiri i lalzit, dhe nuk ke me mullare byku ne oborr por mullare servilesh e debilesh qe te kane shpallur “ hero” prej 1 muaji
Nga une rri pa merak o i “ madhi” i Meta-Fizeve, se une nuk gjuaj mullare bari apo byku por as “ mullare” prej mishi qe vijne verdalle neper bulevarde per te mare “HAK” ndaj teje, per te gjitha ato te zeza qe ju ke bere SHTEPISE SE MADHE TE DEMOKRATEVE SHQIPTARE prej 29 vitesh./l.m