Deputeti Myslim Murrizi ka depozituar ditën e sotme një kallëzim penal për dy tendera të bashkisë Lushnje.
Kallëzimin, Murrizi e ka bërë kundër ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti, Vojo Bregut ish sekretare i përgjithshëm i kësaj ministrie , anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kompanisë fituese ALBA KONSTRUKSION shpk dhe CURRI shpk Albania si dhe kompanisë fituese Natyral Farming shpk ( NAFA).
“Ftoj që të shikohet se sa është çmimi që janë sjellë lopët nga Danimarka dhe Holanda. Po ashtu edhe për vaditjen me pika. Nuk besoj se shqiptarët kanë luksin, cilido qoftë zyrtar, që të tallen me 11 mln euro. Siç e kam deklaruar edhe më parë, mora përsipër të bëjë depozitimin penal për këta dy tendera. Abuzuesit e parave publike duhet të hetohen dhe është gjykata ajo që e vendos këtë.”, tha ai.
/b.h