Mynyr Koni, kandidati për rektor i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka bërë të ditur se ai vazhdon të jetë në garë.
Dje, nga ish-kryeministri Sali Berisha u bë e ditur se ai ishte tërhequr nga gara, për shkak se i ishte bërë shantazh nga Emiliano Shullazi. “Emiljano Shullazi i kërkon profesor Mynyr Konit të tërhiqet nga gara ose do t’i rrëmbehet djali, dhe i thotë se po fole ke kokën. Profesori i nderuar Mynyr Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen”, tha Berisha. Ai shtoi edhe se Shullazi i bëri presion edhe Dhori Kules, ku shkoi me tri makina të blinduara, për të pranuar dorëheqjen e Konit.
Por tërheqja e Konit është kundërshtuar nga vetë kandidati, ndonëse nuk ka pasur deklarim nëse shantazhi nga Shullazi ka qenë i vërtetë.
“Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës”, thotë Koni në profilin e tij. “Ssë bashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike”.