• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MYNXYR KULE!

by Bledi Mane
18/04/2016 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Mane

Ia zbehën Bleona Qerretit namin dhe afshin e puthjes me Arjan Çanin. Ia zvenitën erotizmin e tregimit të seksit me Jean-Claude Vandame.Ia lanë në fyt fjalën policit grotesk Mit’hat Havari tek atakonte të atin e Bleonës si ish-sigurims…pra me një fjalë një ylli tallavaje si Bleona iu ul sipari i skenës dhe në vend të saj u shfaqën jo një por dy yje. Dy burra shtatshkurtër si Vandam-i por ndryshe nga aktori hollivudian që është larguar dhe u ka lenë rradhën të tjerëve, këta dy yjet tanë nuk i shkulen as karrierës, as akademizmit, as dallavere lokale dhe as politikës.
Strumbullari mbetet Dhori Kule i cili futi këmbët si zëvendës dekan qysh në vitin e largët 1992 e deri atëhere nuk i është ndarë as fakultetit ekonomik dhe as universitetit të Tiranës. Dhori mbetet “nona” dhe pavarësisht se ligji i ri i arsimit të lartë e ka jashtëqitur kësaj here, ka zgjedhur një nga viktimat e tij për ta nxjerrë si manekinë budallaçkë në vitrinën e bordellos së zgjedhjeve universitare. De facto Dhori do rektorojë sërish universitetin më të madh shqiptar por Mynyri i shkretë i parafinuar me intriga dhe kolpot djallëzore të pushtetit politik apo akademik nuk i pati bërë llogaritë mirë dhe tani pasi i mbeti në derë kopili mundohet ta birësojë i sforcuar por i trembur për ti dhënë atësinë.
Këta dy burra të rrënuar nga mosha dhe energjitë kanë përballë një kandidate femër. Ish basketbollistja e njohur e Tironës dhe ekipit kombëtar e cila po torturohet në garën e saj të padrejtë nuk do ia lejonte kurrë vetes të përdorte të tretë për të kërcënuar këta të dy. Klodeta Dibra falë Zotit dhe kurajos është një sportiste, akademike, aktiviste dhe femër kurajoze. Falë Zotit dhe gjenezës Kloda Dibra është vitale në gjatësi, trimëri, inteligjencë dhe fisnikëri e nëse donte, merrte guximin dhe ua tregonte vendin këtyre dy makutërve. Zonja Dibra zgjodhi mënyrën transparente të të bërit fushatë por asnjë nga servilët e pushteteve nuk e ballafaqoi veten me kandidaten përballë. U fshehën, u tutën, u trembën, u përdorën dhe tani që gongu i alarmit ra, nxorrën në skenë një avokat djalli, nxorrën në skenë një tjetër bur(r)ë që veç gojës nuk i funksionin asgjë tjetër dhe vuri tellall si zakonisht. Sali Berisha që e ka shtrydhur Dhorin dhe Mynyrin edhe në pozitë edhe në opozitë nuk ua garanton dot fitoren me meritë mykjes së gjeneratës dhe gjeneratës së mykur. E trishtueshme, e turpshme, lapanjoze dhe tekanjoze kjo betejë. Tre burra kundër një femre të vetme. Tre burra kundër seksit të dobët që e luftojnë pa mëshirë dhe nuk i përmendin as emrin. Tre burra që masakrohen nga gratë e tyre brenda shtëpive të tyre dhe për t’ia fshehur dynjasë torturat që vuajnë aty brenda, dalin në ballkon dhe shajnë sa për larje goje komshien përballë si shkaktare të dramës së tyre.
Ndaj të dashur pedagogë, lektorë e studentë kur të votoni të mërkurën jepini shansin universitetit dhe vetes për rotacion elitash.
Votoni pa frikë e pa prikë e mos besoni folklorizmat dhe konspiracionet sikur tre makina me 15 veta brenda ndaluan një natë prilli Dhorin e Mynyrin për ta kërcënuar të tërhiqen nga gara. Nuk ka kriminel në botë të kërcënojë këta të dy. Mjafton një klithmë e zakonshme nga gratë e tyre dhe do shikoni që të hutuar do ngatërrojnë madje edhe krevatët. Dhori do mbulojë kokën poshtë jorganit të gruas së Mynyrit ndërsa Mynyri do gjejë strehim poshtë brekëve të gruas së Dhori Kules. Brekë të blera me lekët që u janë vjedhur ju të dashur studentë!!!

Next Post

Ja se çdo të thotë të jesh baba (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In