• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Myslim Murrizi: Po diskutojmë koalicionin me Topallin dhe Patozin, kandidojmë në 4 qarqe

by Ardit Rada
10/12/2020 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për zhvillimet më të fundit politike por edhe për ngjarje të aktualitet ka folur për Report Tv, Myslim Murrizi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kryetares i forcës së re politike “Lëvizja Demokratike Shqiptare”. Në intervistën e dhënë për gazetaren e Report Tv, Klesiana Omeri, duke u fokusuar në zgjedhjet e 2021 dhe partinë e tij, Murrizi bëri me dije se ai vetë do të jetë kandidat në 4 qarqe dhe se po diskutohen koalicionet me partinë e ish-nënkryetarëve të PD-së, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.

“Unë do të kandidoj më 25 prill së bashku me qytetare dhe qytetarë të interesuar për t’i vënë shqiptarët tek Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare. Do të kandidojmë në të gjitha qarqet. Unë do të kandidoj në 4 qarqe, në Fier dhe në Tiranë, të tjerat po i mendoj bashkë me kolegët deputetë themelues të kësaj force të re politike. Pres që të na shtohen edhe deputetë të tjerë, cilido prej tyre që aspiron për t’iu vënë në dispozicion qytetarëve shqiptare.  Do të shkojmë para shqiptarë me një program të shkurtër dhe konkret: Luftë të korruptuarve dhe jo korrupsionit, i cili është abstrakt. Të korruptuarit kanë emër”, tha ai.

Murrizi u shpreh besimplotë në një rezultat të mirë të forcës së tij politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Unë shpresoj shumë që numri i tifozëve të verbër për një vend pune ndaj forcave politike kryesore, të ketë qytetarë të lirë, individë rebelë në shpirt që nuk mundet të hanë sapunin për djathtë”, tha ai.

Sa i përket koalicioneve që po mendon për 25 prillin Myslim Murri u shpreh se forca e tij politike po shikon mundësinë e një koalicioni me Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin.

“Por për të qenë i sinqertë të dy kanë qenë nënkryetarë të PD-së. Të dy kanë votuar 21 prillin e 2008-s. Të dy kanë qenë në krah të Berishës kur shpallën armik Bamir Topin. Jozefina ka qenë edhe kur u shpall tradhtar Genc Pollo. Që të dy kanë ngarkesën administrimit të pushtetit 2005-2013. Ndaj dua të jem shumë i kujdesshëm në listën që do i ofroj qytetarëve më 25 prill. Jam në diskutim me kolegë të mi të Lëvizja Demokratike Shqiptare. Nuk është se kam kontaktuar me ta. Idealen do ta doja që në listën për kandidatë të mos kishte individë të përfolur për abuzim me pushtetin 2005-2013. Sidomos në mandatin e dytë të PD nga viti 2009 në vitin 2013. Pra ky është dyzimi im”, tha ai.

Deputeti Muslim Murrizi është pyetur nga Report Tv edhe për ngjarjen e rëndë të vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga polici në Tiranë dhe protestat që e pasun.

Së pari çdo protestë është legjitime dhe shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë për çdo padrejtësi që ata e shikojnë të tillë. Së dyti ngjarja është e rëndë. Unë nuk kam  reaguar se nuk dua të politizoj dhe të bëj politikë me familjen e të ndjerit. Nuk dimë ende se çfarë ka ndodhur. E shoh me dyshim deklaratat e tjetërsuara të Policisë së Shtetit. Fillimisht u tha se kishte armë, pastaj u tha që u qëllua me një plumb, pastaj u tha që arma ishte  100 metra me larg, pastaj u tha se është një tejkalim i vetëmbrojtjes i pranuar publikisht nga SHCBA.  Dorëheqja e ministrit do t’i bënte mirë vetë Lleshajt nga ana morale. Ligjërisht për mua duhet të japin dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Drejtori i Policisë së Tiranë. Ndaj them që Lleshaj duhet të japë dorëheqjen moralisht përderisa ka thënë që ‘pas çdo polici fshihet fytyra e tij’. Përgjegjësinë ligjore pastaj e vendos Prokuroria.  Dorëheqja është akt fisnikërie”, tha ndër të tjera në intervistën e dhënë për Report Tv, deputeti Myslim Murrizi./a.p

 

Next Post
E para që bëri vaksinën kundër Covid-19, flet 90-vjeçarja: Po ndihem shumë mirë

E para që bëri vaksinën kundër Covid-19, flet 90-vjeçarja: Po ndihem shumë mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In