Në rrethinë të Beogradit, në Zemun, është rrënuar xhamia si objekt i paligjshëm fetar.
Forca të mëdha policore kishin bllokuar qytetarët në mënyrë që të mos pengojnë rrënimin e xhamisë.
Myftiu i Beogradit, Muhamed Jusufspahiq, ka pyetur nga vendi i ngjarjes pse po ndodh kjo, transmeton Gazeta Express.
“Pse po ndodh kjo? Për shkak të bisedimeve në Bruksel? Pse po ndodh kjo tani? A është kjo dhuratë për Ramazan?”, pyet myftiu autoritetet serbe. (b.an)