• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muzika para ekstravagancës, prioritet për Enxhi Nasufin

by Java News
13/04/2016 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse e ka nisur karrierën shumë herët, ka zgjedhur të qëndrojë larg lajmeve të bujshme. Enxhi Nasufi është këngëtarja që ka vendosur të njohë suksesin falë zërit dhe talentit që ka. Pranon që kompeticionet muzikore në Shqipëri edhe e kanë zhgënjyer, por gjithnjë ka ditur të marrë më të mirën prej tyre, duke e parë si një sfidë, sesa një zhgënjim. Nuk gjykon koleget që e teprojnë me ekstravagancën, duke u shprehur se sukses të jep vetëm puna, asgjë tjetër…

Kemi kohë që s’ju shikojmë me një projekt të ri, me çfarë po merret Enxhi?

Këto kohë kam punuar shumë. Jam duke përgatitur një projekt të ri muzikor. Këngën e kam mbaruar dhe jam duke përgatitur gjithçka tjetër, që të mund ta lançoj në verë.

Përse në verë, është vera kulmi për këngëtarët?

Mendoj se po. Në verë është sezoni i koncerteve, ku dhe këngëtarët duhet të kenë këngë ta reja në repertorin e tyre. Në verë njerëzit kanë më shumë kohë të lirë, janë më të lumtur, kanë kohë të dëgjojnë muzikë si dhe ta shijojnë atë. Pra, është një atmosferë ndryshe vera.

Keni zgjedhur të mos të jeni shumë e pranishme me klipet, përse kjo zgjedhje?

Keni të drejtë. Faktikisht kam një moto në jetë. Gjërat duhen bërë pak edhe saktë. Nuk dua të nxitohem në projektet e mia për hir të një klipi. Më pëlqen që gjërat t’i analizoj më thellë. Të punoj më gjatë për një klip, që të kem mundësinë të sjell diçka të realizuar, jo thjesht diçka komerciale që të harrohet shpejt.

Ndërkohë, si i shikoni kolegët që nxjerrin klipet shpeshherë dhe bëjnë muzikë komerciale?

Në fund të fundit gjithçka është zgjedhja e tyre. Është edhe çështja e emrit që ke krijuar në treg. Janë disa artistë që kanë krijuar tashmë famën e tyre dhe mund t’ia lejojnë vetes të sjellin klipe të shpeshta dhe të gjitha projektet e tyre e kanë të lehtë rrugën drejt suksesit. Është ndryshe situata kur ti po hyn në këtë treg. Duhet të jesh shumë e kujdesshme, që të dish të vlerësosh gjërat që po bën, ndryshe ekziston mundësia që edhe të dështosh.

E quani veten si një këngëtare që sapo e keni nisur karrierën tuaj muzikore, apo jeni konsoliduar tanimë?

Nëse flasim për klipet, apo për një jehonë mediatike, mund të them se jam një këngëtare e re. Nuk më pëlqen të reklamoj çdo punë timen, nëse ti ke talent dhe vullnetin e duhur, pjesa e reklamës boshe më duhet pa vlerë. S’e dua famën nga skandalet, por nga puna që bëj. Sa u përket viteve që kam në muzikë, unë jam ngjitur në skenë që në moshën 8- vjeçare. Jam përballur me kompeticione muzikore, sfida dhe mendoj se kam arritur të marr shumë nga muzika.

Sa u besoni kompeticioneve muzikore?

Unë shpeshherë kam qenë pjesë e tyre, që kështu normal që i vlerësoj. E vërteta është që çfarëdo vendi që të marrësh, ti përfiton. Është një stimul, një vlerësim më vete të jesh pjesë e garave muzikore.

A je zhgënjyer ndonjëherë?

Patjetër që ka pasur raste edhe ku jam zhgënjyer. Normalisht që jo gjithmonë fiton më i miri, por nuk më ka demoralizuar kjo gjë. Në fund unë kam marrë çfarë kam dashur nga një festival dhe nuk jam marrë më me pjesën tjetër. Sado që themi se bëhen padrejtësi, festivalet janë një mundësi për të testuar veten përballë artistëve të tjerë.

Përse nuk zgjedh Enxhi të zhvishet në performancat e saj?

Mendoj se muzika është pasion, është një talent. Nëse unë nuk e kam këtë talent, është e kotë të zhvishem apo të provoj gjëra të tjera. Këngëtar të bën vetëm zëri, asnjë performancë, apo ekstravagancë tjetër. Këngëtare o je, o nuk je, nuk ka rrugë të ndërmjetme.

Si i shikoni koleget që zhvishen më shumë sesa duhet?

Nuk i gjykoj aspak. Gjithsekush ka jetën e vet dhe është i lirë të bëjë ç’të dojë. Secili e zgjedh vetë jetën dhe karrierën e tij. Unë jam Enxhi dhe nuk më pëlqen ekstravaganca, përgjithësisht më pëlqen cilësia dhe jo sasia.

A ke shoqe të tilla?

Në fakt unë kam shumë pak shoqe. Preferoj të kem qoftë edhe një njeri të vetëm, të kem një marrëdhënie të bazuar te respekti.

Shfaqeni gjithnjë në formë, sa kujdeseni për veten?

Si çdo vajzë tjetër, edhe mua më pëlqen shumë të kujdesem për veten. Natyrisht që kam një skuadër që më këshillon për të gjitha daljet e mia publike, por edhe në të përditshmen. Kam stilisten time, që kujdeset në çdo performancë, si dhe make-up artisten time, Suela Cangu, që gjithnjë më shndërrojnë.

Sa shpenzoni për lookun?

Mendoj se bëj blerje të zgjuara. Nuk dua të shpenzoj shumë, po më pëlqen që të kem gjithçka të modës, pa abuzuar me çmimet.

Si është jeta private e Enxhit?

Nuk më pëlqen të flas për jetën private. Dua të identifikohen në treg me punën time, me muzikën që bëj, jo me lajmet nga jeta private.

BW

Next Post

“Mileniumi i Tretë” dhuron bursa për dy aktorët e “Shokut”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In