Ndahet nga jeta ne moshen 80 vjecare kantautori i njohur italian Toto Cotugno.
Lajmin e ka dhënë menaxheri i tij, i cili ka njoftuar se Cutugno ëshë ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë.
Cutugno do të mbahet mend për të famshmen, “L’Italiano “, një këngë që u kthye shumë shpejt në një simbol brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu në karrierën e tij ai ka shënuar suksese të shumta, duke fituar një Festival të Sanremos dhe duke u renditur i dyti në gjashtë raste të tjera.
Karriera brilante e Cotugno:
Toto Cutugno (Salvatore Cutugno lindi ne Fosdinovo me 7 korrik të vitit 1943) është këngëtar italian.
Kutunjo këndoi për herë të parë në Festivalin e Sanremos në vitin 1976 me Albatros me me këngën Volo AZ504, e cila u rendit e treta. Një vit më vonë merr pjesë përsëri në festival me këngën Gran Premio – Çmimi i madh.
Debuton si solist në vitin 1980. Fiton në Festivalin e Sanremos me këngën Solo noi – Vetëm ne. Në vitet vijuese renditet për pesë herë në vendin e dytë (1984, 1987, 1988, 1989, 1990). Është i dyti edhe në vitin 1985, kur shkruan këngën Noi ragazzi di oggi – Ne, djemtë e sotëm të Luis Miguel.
Fiton Eurofestivalin në vitin 1990 në Zagreb me këngën Insieme 1992 – Së bashku 1992. Një vit më pas paraqet Eurovizionin së bashku me Gigliola Cinquetti.
Ka qenë edhe paraqitës televiziv. Programet e tij më të njohura janë Piacere Raiuno e Domenica In.
Pjesëmarrjet e tij në Festivalin e Sanremos:
- 1976 Volo AZ504 me Albatros
- 1977 Gran premio me Albatros
- 1980 Solo noi
- 1983 L’italiano
- 1984 Serenata
- 1986 Azzurra malinconia
- 1987 Figli
- 1988 Emozioni
- 1989 Le mamme
- 1990 Gli amori dyshe me Ray Charles
- 1995 Voglio andare a vivere in campagna
- 1997 Faccia pulita
- 2005 Come noi nessuno al mondo dyshe me Annalisa Minetti
- 2010 Aeroplani/m.j











