• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muzika italiane në zi, ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ikona Ornella Vanoni

by Os De
22/11/2025 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja legjendare italiane, Ornella Vanoni, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. 

Artistja ndërroi jetë në banesën e saj në Milano, qyteti ku ajo lindi më 22 shtator 1934 dhe ku ndërtoi një prej karrierave më të gjata e më të pasura në muzikën italiane. 

Vanoni konsiderohej si një nga figurat më ikonike të muzikës pop italiane, me një aktivitet artistik që zgjati nga viti 1956 deri sot. Gjatë karrierës së saj, ajo publikoi mbi 100 projekte muzikore — albume, EP dhe përmbledhje — duke arritur më shumë se 55 milionë kopje të shitura. 

Ndër interpretimet që e bënë të pavdekshme është kënga “Senza Fine”, e krijuar në fillim të viteve ’60 në bashkëpunim artistik dhe sentimental me Gino Paolin. Zëri i saj karakteristik dhe timbri i dallueshëm i lejuan të eksperimentonte me stile të ndryshme: nga kantautorialja, te bossa nova e xhazi. 

Gjatë dekadave, Vanoni ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës italiane dhe botërore, si Toquinho, George Benson, Herbie Hancock, Dario Fo, Paolo Conte, Fabrizio De André, Ivano Fossati, Lucio Dalla, Mogol, Renato Zero dhe Riccardo Cocciante. Ajo ishte gjithashtu e hapur ndaj brezave të rinj, duke punuar me Pacifico dhe Francesco Gabbani. 

Këngëtarja ka marrë pjesë në tetë edicione të Festivalit të Sanremos, duke u bërë një nga zërat më përfaqësues të historisë së këtij festivali. 

Në një intervistë të dhënë në maj, Vanoni pati reflektuar me sinqeritet për jetën dhe kohën: 

“Nuk dua të vdes shumë vonë. Dua të jetoj për aq kohë sa unë i jap diçka jetës dhe jeta më jep diçka mua.” 

Me ndarjen e saj nga jeta, Italia humb një ikonë të pakrahasueshme të skenës muzikore, ndërsa publiku ruan trashëgiminë e saj të pasur artistike. 

Next Post
Të shtëna me armë brenda një lokali në Fier, policia jep detaje për ngjarjen

Të shtëna me armë brenda një lokali në Fier, policia jep detaje për ngjarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”, avokati: Me Berishën PD nuk është alternativë

February 23, 2026
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoferi 34-vjeçar, pasagjeri në gjendje të rëndë

February 23, 2026
“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

February 23, 2026
“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

February 23, 2026
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

Çfarë e shqetëson Sali Berishën? Meçe: Gjyqi ndaj tij, ngjarja më e rëndësishme e 35 viteve!

February 23, 2026
Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In