• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Muzeu i grave shqiptare në rrjetin ndërkombëtar

by
19/06/2015 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është një iniciativë e ndërmarrë prej kohësh, por së fundmi, aktivistja e të Drejtave të Njeriut po e përcjell drejt fundit. Elsa Ballauri mëton se në fund të qershorit muzeu i grave shqiptare do të jetë pjesë e rrjetit të muzeumeve botërore të grave. Kjo iniciativë personale është ndërmarrë nga aktivistja Elsa Ballauri në kuadër të She-culture…

Prej vitesh angazhimi i saj në kauzën e të drejtave të njeriut ka pasur brenda dhe një mbikohë, që aktivistja e të drejtave të njeriut Elsa Ballauri, ia ka kushtuar ideimit dhe krijimit të një muzeu të grave, që do jetë në fund të qershorit në Tiranë. Ky koncept, i përkthyer edhe në realitet, është i gjallë në pak vende. Por ditët e fundit, aktivistja ka arritur ta bëjë në mënyrë institucionale. Aty të rinjtë, por edhe të gjithë shqiptarët do të shohin laboratorin e përditshmërisë së gruas shqiptare. Elsa Ballauri e inincoi këtë aktivitet, ku shpalli dhe fillimin e muzeut përmes projektit të She-culture, e nëpërmjet partnerit, Muzeu i Grave/MiG.

She-Culture është një projekt 2 vjeçar (2013-2015) në kuadër të Programit Kulturor të Bashkimit Europian 2007- 2013, që mbart qëllimin të promovojë diversitetin kultural dhe dialogun ndërkulturor. Deri më tash Muzeumet e Grave në 5 vende europiane, janë realitet. Dhe, organizatat që i kanë krijuar ato, janë edhe partnere të këtij projekti, respektivisht Italia, Spanja, Danimarka, Norvegjia dhe Shqipëria. Projekti drejtohet nga shoqata ECCOM me qendër në Romë. Në aktivitetin e zhvilluar pak ditë më parë ishte edhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vllahutin që u shpreh  se: investimi tek njerëzit dhe kultura është i rëndësishëm ndërsa e quajti alarmant shifrën e buxhetit vjetor të teatrit kombëtar të Operës dhe Baletit. “Po mendoja për këtë aktivitet sesi edhe ne shekullin e 21 duhet të diskutojmë dhe të promovojmë sesi të mbrojmë të drejtat e gjysmës së njerëzimit.

Për herë të parë dëgjova nga Elsa për muzetë e grave. Mu duk ide e mahnitshme. Gjithë muzetë ngrihen mbi historinë zyrtare që shkruhen nga burrat. Ky muze është i veçantë, pasi vizitorët e huaj tashmë mund të krijojnë një mendim për Shqipërinë. Përpara se të vija këtu po iu tregoja disa të ftuarve në këtë event një shifër alarmuese për mua lidhur me kulturën. Buxheti vjetor për Teatrin Kombëtar i Operës dhe Baletit është 100.000 euro ndërsa buxheti vjetor i Ministrisë së Kulturës është 10 milionë euro. Është jashtëzakonisht i ulët. Nuk mjafton të investosh në infrastrukturë, investimi më i rëndësishëm është investimi tek njerëzit.”- u shpreh Vllahutin.

Kurse vetë Ballauri do të shprehej se “Kur krijohet një museum grash është pjesë e luftës që gruaja bën thellë në subkoshiencës së saj drejt barazisë, civilizimit dhe bashkëpunimit me pjesën tjetër mashkullore. Nuk e shikoj vetëm si revolt psikologjike apo sociale, e shikoj edhe si kuriozitet. Gruaja ka një jetë jashtëzakonisht të pasur”.

Muzeu, që fillimisht do jetë modest, do të hapë dyert në fund të këtij muaji dhe bazohet mbi jetën qytetare shqiptare, ku objektet do të identifikojnë fusha të ndryshme të kontributit të gruas shqiptare me familjen apo shoqërinë në shekullin e fundit.

Next Post

Lirohet Ramush Haradinaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

March 7, 2026
Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

March 7, 2026
Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

March 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 mars 2026

March 7, 2026
Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

March 7, 2026
Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

March 7, 2026
“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In