Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se muxhahedinët në Manzë “janë krahu i armatosur i opozitës iraniane” dhe “janë trupa të përgatitur për luftë”.
“Sot, muxhahedinët kanë një bazë të qëndrueshme. Është një sipërfaqe goxha e madhe, e fortifikuar, ka sistem mbrojtjeje nga brenda dhe nga jashtë. Ata operojnë këtu si një bazë e mirëfilltë. Garant ka dalë SHBA, ndërsa ne kemi siguruar territorin. I vetmi problem që shikoja unë është nëse ofronte Shqipëria e vetme siguri për ta”, tha Hoxha.
Sipas tij, “muxhahedinët që janë këtu janë krahu i armatosur i opozitës iraniane”.
“Janë trupa të përgatitur për luftë ata. Ata janë përdorur edhe nga Sadami dhe Izraeli për të goditur Gardën Revolucionare”, theksoi Hoxha.
Gazetari shtoi se “në këtë konflikt jemi të përfshirë dashur pa dashur”.











