• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Muxhahedinët/ Kongresmeni i SHBA Engel lavdëron Shqipërinë dhe sulmon ashpër Iranin

by Java News
29/01/2017 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Eliot Engel u tregua mjaft i ashpër me regjimin iranian në fjalën e mbajtur përpara Komitetit të Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Kur shikon qëndrimin e Iranit, vëren fare qartë sa negativ ka qenë ai në Siri, e sa negativ ka qenë në Liban, ku ndihmon Hezbollahun”, u shpreh kongresmeni amerikan.

“Hezbollahu, – shtoi Engel, – është kukulla e Teheranit, është zgjatim i tij, është grupi i tij terrorist”. Në seancë merrnin pjesë shumë pjesëtarë të të dyja partive nga Kongresi dhe përfaqësues të komuniteteve iraniano-amerikane.

“Ata janë tmerrësisht të këqinj”, ishte reagimi i kongresmentit, kur erdhi fjala te Rojet Revolucionare të regjimit. Por demokrati nga Nju Jorku u shpreh mjaft i kënaqur me sistemimin e anëtarëve të opozitës iraniane në Shqipëri, nga kampi “Liberty” i Irakut, lëvizje për të cilën, siç sqaroi edhe vet, ka  punuar prapa kuintave për të përshpejtuar procesin e për t’u siguruar që çdo person në atë kamp të largohej i qetë e i sigurtë.

Qeverisë së Irakut, Engel i kërkoi të respektojë angazhimin e marrë e t’i kthejë organizatës së muxhahedinëve të popullit iranian “MEK” paratë për 500 milionë dollarë asete të tyre në kampin e Ashrafit dhe 50 milionë asete të tjera në kampin “Liberty”, në mënyrë që të paguajnë shpenzimet në Shqipëri.

“Të gjitha shpenzimet e tyre në këtë vend shlyhen nga vet MEK, – u shpreh kongresmeni. – Ata kanë nevojë që paratë t’iu kthehen sa më shpejt të jetë e mundur. Kështu është e drejtë, e kështu është e ndershme”, ishte komenti i tij.

Sipas Engel, regjistrimi audio i dalë në dritë gushtin e vitit 2016, ku Ali Montazeri, ish-zëvendësi i kreut suprem Ajatollahut Hoseini, flet për ekzekutimet masive të anëtarëve të “MEK” dhe kundërshtarëve të tjerë të regjimit në vitin 1988, tregon se të gjitha pretendimet e muxhahedinëve të popullit kanë qenë të vërteta./tema/a.k

Next Post
“Mos shkel në Prishtinë!” Paralajmërimi i Noizyt nga Cozman pas sherrit për Tunën

"Babai më tha se mami ishte keq në spital... por asnjëri nuk e dinte që ajo kishte ngënë kekun e gabuar (me hashash)"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE- Sfidat e bizneseve eksportuese/ Rama: BE hapësirë mundësish, por dhe sfidash..

LIVE- Sfidat e bizneseve eksportuese/ Rama: BE hapësirë mundësish, por dhe sfidash..

January 28, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

Paralajmërimi i Trump për Iranin: Jemi gati si me Venezuelën! Armata masive është nisur, negocioni ose përballuni me..

January 28, 2026
Raste me virusin Nipah në Indi, vendet aziatike forcojnë kontrollet në aeroporte

Raste me virusin Nipah në Indi, vendet aziatike forcojnë kontrollet në aeroporte

January 28, 2026
Korreshi ironi te “Ligjet”: Lushnja 4 orë pa drita, më mori plaka në telefon se kishte ftohtë, ngrohej me një bidon me ujë! Doni të hyni në BE me çizme me baltë

Korreshi ironi te “Ligjet”: Lushnja 4 orë pa drita, më mori plaka në telefon se kishte ftohtë, ngrohej me një bidon me ujë! Doni të hyni në BE me çizme me baltë

January 28, 2026
Gati memorandumi me Indonezinë/ Qeveria shqiptare “me sytë” për punëtorë nga vendi aziatik

Gati memorandumi me Indonezinë/ Qeveria shqiptare “me sytë” për punëtorë nga vendi aziatik

January 28, 2026
Ismail Kadare sot nuk ka nevojë për lavde të rastit. Ai ka nevojë për lexim, rilexim dhe kuptim

Ismail Kadare sot nuk ka nevojë për lavde të rastit. Ai ka nevojë për lexim, rilexim dhe kuptim

January 28, 2026
VIDEO-Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në furgonin me tifozë të PAOK ndodheshin edhe dy shqiptarë

Telefonata prekëse e shqiptarit që i mbijetoi aksidentit në Rumani: Nuk e di si jam gjallë

January 28, 2026
Zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991: Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë, shpresoj se…

Zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991: Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë, shpresoj se…

January 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 janar 2026

January 28, 2026
VanHorn takohet me deputetët e rinj të PS e PD, ambasada: Forcojmë bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta

VanHorn takohet me deputetët e rinj të PS e PD, ambasada: Forcojmë bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In