Ministria e Shëndetësisë se Maqedonisë së Veriut deklaroi sot në mbledhjen e Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave se janë miratuar masa të reja kufizuese për ndalimin e përhapjes së mutacionit të ri të COVID-19.
Ata paralajmëruan ndalesën për fluturimet me Britaninë e Madhe dhe anasjelltas deri në fund të vitit.
Ministria e Shëndetësisë shtoi se gjithashtu është miratuar masa për izolim të detyrueshëm 14-ditor për të gjithë qytetarët që do të vijnë në vend me fluturime të drejtpërdrejta nga Britania, po e njëjta masë do të zbatohet edhe për pasagjerët që mbërrijnë në Maqedoni nga Britania e Madhe përmes rrugëve tokësore.
/a.r