• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mutacioni britanik, preket një 22-vjeçare shqiptare, e reja udhëtoi nga Rinasi

by A R
03/02/2021 12:42
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar se në Shqipëri nuk është konfirmuar ende asnjë rast me variantet e koronavirusit, por nga Gjermania vjen një lajm i kundërt. Gazeta e mirënjohur Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan sot se një 22-vjeçare që u kthye nga Shqipëria dhe shfaqi simptoma të lehta të mutacionit britanik të koronavirusit është zbuluar në Taunus, një qytezë pranë Heisenit. Ky ishte edhe rasti i parë në atë zonë. Si një masë paraprake, autoritetet shëndetësore gjermane kryen një sekuencë gjithëpërfshirëse të mostrës laboratorike.

Mutacioni mund të identifikohet në Gjermani, por për Shqipërinë ekspertët gjermanë shfaqën skepticizëm. Shqiptarja e infektuar me variantin e ri britanik të koronavirusit, pasi udhëtoi nga Tirana drejt qytetit gjerman ku jeton si emigrante, po mbahet në karantinë sipas Departamentit Lokal të Shëndetësisë. Po ashtu gazeta e mirënjohur Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se ishte e mundur të gjurmoheshin kontaktet e njerëzve të infektuar prej saj dhe të ndërpritej zinxhiri i infeksionit.

Shqipëria pretendon se ka një sistem alerti në Institutin e Shëndetit Publik dhe po monitoron për raste të mundshme të mutacionit të ri, por deri më tani asnjë mostër nuk ka rezultuar e ndryshme nga Covid-19. Deri në këto momente autoritetet shqiptare deklarojnë se nuk kanë konstatuar asnjë rast të dyshuar. Studiuesit thonë që simptomat e variantit britanik janë të njëjta me të parin, variateti është i njëjtë, kohëzgjatja është po e njëjtë, por transmetueshmëria është e ndryshme. Varianti i ri është i njëjti risk si Covid-19. Ky lloj virusi ka treguar shumë qartë një predispozitë gjenetike.

/a.r

Next Post

"Frymëmarrje" për Shkodrën, IGJEUM: Nga sot ulet niveli i liqenit dhe lumit Buna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In