• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Mutacion

by Enkel Demi
16/06/2016 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Është interesante të studiohet se si një forcë ish-komuniste, me një të shkuar staliniste dhe me një të sotme, ku pinjollë të regjimit më të egër totalitar shkruajnë reformën në drejtësi, del më perëndimore se sa opozita, e cila u themelua si një front i gjerë antikomunist me aspiratën ta çonte Shqipërinë në Europë. Ky lloj mutacioni duhet parë me vëmendje, sepse ka gjasë të jetë krejt unik në llojin e tij, pra veç shqiptar.

Nëse ndjek me vëmendje konferencën e fundit të shtypit të kryeministrit Edi Rama has në një fjalim emocional, plot pathos, ku përshkruhet një sistem drejtësie i përzgjedhur nga shumica e dikurshme në pushtet. Por, Edi Rama, një mjeshtër i propagandës, nuk harron të përmendë dy zanat e tij mbrojtëse, të cilat në fakt më së shumti ia la në derë Lulzim Basha. Ai përmendi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Madje, përdori të njëjtën strategji komunikimi që përdorte Partia Demokratike në vitet e para të jetës së saj, kur thoshte që nuk na sulmoni thjesht neve, por Europën dhe Amerikën. Këtu ngulmoi Edi Rama, tek mbronte parimisht një reformë, e cila ka mbështetjen e pakursyer të Perëndimit.

Është paradoksale, por një një politikan si Lulzim Basha, i cili sipas legjendës është formuar në Hollandë që ka një leje qëndrimi në këtë vend, është rezident në këtë shtet, nuk e merr pasaportën, sepse përndryshe as nuk voton në Shqipëri si bashkëshortja, sak ky njeri ngjan sikur ka ardhur nga stepat e muzhikëve rusë.

Gjatë gjithë këtyre viteve në krye të opozitës, Lulzim Basha është dalluar që nuk merr vendime, madje edhe kur duket sikur merr i ndërron ato të nesërmen, pasi i bërtet dikush në telefon ose e lë të presë tek dera. Kësaj here ai vendosi të bëjë udhëheqësin. Ngulmoi për një takim sy më sy me shefin e qeverisë. Një takim i tillë në Shqipëri është parë gjithmonë si çertifikimi më i mirë i dikujt që do të marrë damkën e drejtuesit të pakicës. Takimin deshi, takimin mori. Ra në grackën e mikpritësit ose si thonim dikur për gardalinat: “Ra në lesë pa çikore”. Por ama mori një vendim. Më në fund vendosi të qëndrojë fort, të mos lëshojë pe. Zgjodhi antiPerëndimin. Këtu qëndron çudia, sepse tani duket si na ngjante në vitin 1990 Gramoz Ruçi, Kastriot Islami apo Fatmir Xhafa, ngjan si komisar partie që e ka marrë opozitën dhe e ka futur në thes.

Pikërisht, studiuesit e politikës duhet të shohin se si një parti politike e themeluar me sytë nga perëndimi, nën udhëheqjen e një kanakari të perëndimit përshkruan një rrugëtim që e shndërron në një forcë reaksionare. Po kështu, duhet parë se si një forcë politike e themeluar si qëndrestare e Perëndimit për të ruajtur trashëgiminë komuniste, sot del në pozita progresiste, megjithëse ka ende në kupolën drejtuese sekretarët e parë të partisë apo rinisë komuniste, të cilët në fillesë kishin detyrë ta luftonin Perëndimin, jo të shndërroheshin në perëndimorë.

Next Post

Amerikanët "reklamojnë" Shqipërinë: Ja 7 gjërat që duhet të dini para se ta vizitoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot heshtje zgjedhore, të Dielën 334 mijë qytetarë zgjedhin 5 kryetarët e rinj të bashkive

Udhëkryqi i reformës zgjedhore: Mes mosbesimit dhe presionit

March 8, 2026
Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

March 8, 2026
Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

March 8, 2026
Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

March 8, 2026
Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

March 8, 2026
Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

March 8, 2026
Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

March 8, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

March 8, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Nuk ka paqe në Iran, Trump: Do vazhdojmë derisa të vriten të tërë liderët

March 8, 2026
Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In