Ish- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka reaguar ashpër ndaj atyre që sulmojnë partinë “Bindja Demokratike”.
Madje, Mustafaj e ka qujatur të vonuar krijimin e një force të tillë politike, kur dihet klima në PD.
“Nuk e di se çfarë do të sjellë Bindja Demokratike. Idenë për krijimin e partisë politike e kam thënë që në verë, se kjo lloj skizme në PD duhet të përmbyllet me krijimin e një force politike. Për mua është një hap logjik i vonuar”,- ka thënë Mustafaj në “News 24”.
Sipas të njëjtit, gjatë dy viteve, që nga Patozi, por edhe emra të tjerë, janë prezentë në debatin publik dhe kanë vazhduar të kritikojnë pa reshtur PD.
“Në logjikën e debatit PD nuk mund të hynte as në polemika me individë të veçantë. Në këtë kuptim, pasi çelet partia, Patozi do ta fokusojë më mirë sulmin politik për të parë kush janë kundërshtarë, PD apo qeveria,” ka thënë, më tej, Mustafaj.
Ai është shprehur i çuditur me sulmet në rrjetet sociale, apo dhe në media, ndaj partisë së re “Bindja Demokratike”.
“Unë nuk e kuptoj dhe nuk pajtohem nga një furi mediatike e shumë demokratëve kundër Bindjes Demokratike. Është e pajustifikuar dhe as në dobi të së djathtës. Shoh një kofuzion,- është shprehur Mustafaj.
/a.rada