• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mustafa: “Qeveria e re votohet deri në fund të javës”/ Kandidati për kryeministër flet për sfidën e parë

by Java News
23/04/2020 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se pas vendimit të kryesisë për të nominuar si kandidat për kryeministër Avdullah Hotin, propozimin do ta hedhim për votim edhe në Këshill të Përgjithshëm.

Mustafa ka deklaruar se nëse arrihet marrëveshje me partnerët, qeveria do të votohet deri në fund të javës. Ai shtoi gjithashtu se Këshilli do të vendosë të paktën brenda dy ditëve.
Kreu i LDK-së u shpreh gjithashtu se pasi të merret vendimi i Këshillit, do t’i kthehet përgjigje presidentit.

Ndërkaq, i propozuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka folur në një konferencë për mediat pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së LDK-së.

Duke folur në cilësinë e kandidatit për kryeministër, Hoti është shprehur se si çështje e rëndësishme fillimisht do të jenë përballja me pandeminë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike.

Gjithsesi, kandidati për kryeministër ka shtuar se dialogu me Serbinë është gjithashtu një nga çështjet më të rëndësishme që do të përballen.

Hoti u shpreh: “Tash jemi para një situate të re, kam marrë besimin nga LDK për të provuar të ndërtojë qeverinë e re që do të ketë sfidën e parë, menaxhimin e pandemisë. Sfida e dytë do të jetë rimëkëmbja ekonomike, sepse pasojat ekonomike të kësaj pandemie do të jenë shumë të mëdha.Çështja e dialogut është çështje kryesore me të cilën do të bllafaqohemi. Unë besoj që nga platforma që kemi nga viti 2018 dhe nga vendimi i Kushtetuteses për Ligjin për dialogun, janë vendosur bazat mbi të cilët do të kryhet dialogu”. /e.s/

Next Post
Këto janë shenjat me frikacake të zodiakut

Horoskopi ditor për nesër, e premte 24 prill 2020

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Jo,Jo sh ise ke bere planin pa hanxhine,fshini mustaqe per murriz,ju dhe mafiozte si puna jote kane marre fund nji here e pergjithmone,bashke me ju edhe ortaket tuaj,thaci e patrioti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In