• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mustafa: Qeveria e gatshme për dialog pa ultimatume

by A R
24/03/2016 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Isa Mustafa ka shprehur përkushtimin dhe vullnetin e plotë të qeverisë kosovare për dialog të pakushtëzuar dhe brenda institucioneve të Republikës së Kosovës me opozitën.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve pas vizitës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kryeministri Mustafa theksoi se partnerët e koalicionit qeveritar kanë bërë ofertë që nga fillimi për dialog.

“Dialogu nënkupton bashkëbisedim, ta themi në gjuhën popullore. Jemi të gatshëm në çdo moment që të ulemi të bisedojmë, por të bisedojmë për problemet reale, për problemet të cilat na preokupojnë të gjithë neve, jo për tema dhe për ultimatume, sepse me ultimatume nuk mund të zgjidhen çështjet. Ne kemi thënë se nuk paragjykojmë që të ulemi e të diskutojmë”, tha kryeministri.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, theksoi se pret që opozita do të kthehet në Kuvend.

“Presim që ajo do të pranojë kërkesën dhe ofertën për dialog dhe që përmes dialogut pastaj ne mund të zgjidhim shumë nga problemet. Kemi shumë probleme në Kosovë për të cilat kemi të gjithë interes të ulemi bashkë e të diskutojmë. Deputetët tanë i kanë marrë votat nga qytetarët e Republikës së Kosovës për të përfaqësuar interesat e tyre dhe për të zgjidhur këto interesa. Këto interesa në mënyrë institucionale zgjidhen në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne nuk mohojmë të drejtën e njerëzve që të protestojnë, sepse çdokush ka të drejtë ta bëjë atë, por, po ashtu, nuk pranojmë që protestat të jenë të dhunshme dhe që sjelljet të jenë të dhunshme në pikëpamje të realizimit të interesave politike, sepse interesat e tilla nuk kemi nevojë t’i realizojmë përmes metodave të tjera, përveç metodave demokratike”, tha kryeministri Mustafa.

Next Post

Koncert në përkujtim të kompozitorit Pjetër Gaci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In