Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për zhvillimet politike në Kosove, e ka komentuar dhe prishjen e koalicionit me Albin Kurtin. Në një intervistë për RTV 21, Mustafa u shpreh se qevervia e tanishme po shkel Kushtetutën, ndaj duhet qeveria e re.
Më tej ai ka thënë se Albin Kurti e shkarkoi veten për arsye se i ashpërsoi deri në kufi të patolerushëm relacionet me ShBA-të, i përkeqësoi marrëdhëniet me vendet e BE-së, por kishte probleme edhe në koalicion.
“Jam i lumtur që ka rënë ky koalicion sepse po të vazhdonte, sigurisht që do të kishim probleme edhe me të mëdha. Si mund të funksionojmë një bashkëqeverisje ku një parti del dhe shkarkon ministra pa na pyetur. Kjo nuk ka kuptim sepse në të kundërtën do të thonim eja shkel mbi qafen tonë sepse kemi një marrëveshje”, tha ai.
Në fund ai bëri dhe një koment për Vjosa Osmanin, duke thënë se ajo nuk po respekton qëndrimin e LDK-së.
g.kosovari
Z Vjosa Osmani eshe e nderuar,e zgjuar dhe e guximshme,ca lidhjet duhet te kete Z Osmani me titistat,spiunt,komunistat e hajdutet,sic esht isa me kopene e tije.Osmani eshte nji Zonje qe respektohet nga populli I kosoves,kjo u provu ne zgjedhjet e 6 tetorit,ajo mori aqe vota sa e
gjith kopeja e ises ne quajturen partia e tije.
Albin Kurti eshte I zgjuar I paster puntor,nuke eshte I korruptuar,e eshte larg pames per te ardhmen e Kosoves,kjo ishte arsyeja qe e rrezuan taci,isa e patrioti.Por kta antishqiptare do ta marrin pergjigjen ne zgjedhjet e qershorit.Populli tani me eshte I bindur se per ke duhet te votojne,dhe kushe duhet te largohet nji here e pergjithmone.Kto jane partite e vjetra me komanduesit e tyre qe kane vjedhur e plackite Kosoven,e kosovarete,se fundmi punuan,me iniciator tacin per coptimin e saje.