• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mustafa-Klosi, sherri për luftën e Kosovës

by
25/04/2015 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfshirja e ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë në listeën e personave që u është njohur statusi i veteranëve të UÇK-së ka ngjallur reagime të forta në Kosovë, madje edhe nga vetë kryeministri Isa Musrafa.

Sipas këtij të fundit, pavarësinë Kosova e ka fituar falë mençurisë dhe urtësisë së Ibrahim Rugovës. Jo vetëm kaq por sipas Mustafës shërbime sekrete si SHIK-u në Shqipëri me sjelljet e tij më shumë i ka shërbyer Serbisë se sa pavarësisë së Kosovës.

“Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova. Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare. Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar. Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës.” Shkruan Mustafa në Facebook.

Reagimi i Kryeministrit të Kosovës erdhi pas deklaratave të bëra nga vetë Klosi i cili tha se politika e Ibrahim Rugovës ishtë diçka pa krye. Sa i përket statusit të tij prej veterani të UÇK-së, Klosi tha se ndihej krenar që ka pasur rastin ta ndihmojë luftën e UÇK-së.

“E quaj veten me fat që kam arritur të rreshtohem krah për krah me çunat që e bënë luftën në Kosovë. Lufta e UÇK-së ishte një luftë e madhe për gjithë kombin shqiptar, sidomos për Kosovën”, ka deklaruar Klosi.

Ndërsa sa i përket akuzave të bëra nga politikanë kosovarë, se SHIK-u shqiptar ka vrarë Ahmet Krasniqin, ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Klosi i ka hedhur poshtë këto akuza duke u shprehur se shteti shqiptar nuk ka pasur asnjë interes për diçka të tillë.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Braçe-Blushit: S'jam krenarist as kanabist, por deputet socialist!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

March 12, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In