• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mustafa infektohet me Covid-19, Pacolli reagon për ata që e ‘uruan’ ish-kryeministrin të vdesë

by A R
10/07/2020 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi sot se është infektuar me koronavirus. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai iu ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal, ndërsa theksoi se “përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim to të jem i izoluar”.

Por lajmi i transmetuar në mediat on line dhe në rrjetet sociale, ka shkaktuar edhe një sërë reagimesh negative, pasi qytetarë që nuk pajtohen me politikat e tij, duket se janë gëzuar me infektimin e Isa Musfafës, aq sa i kanë përmendur edhe vdekjen.

Mbi këtë situatë ka ardhur reagimi i biznesmenit dhe ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, kreu i AKR-së.

“Sapo mora lajmin se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë pozitiv në COVID-19. Nga zemra i uroj shërim të shpejtë. Në të njëjtën kohë nuk mundem pa shkruar për disa nga komentet e mbrapshta dhe çnjerëzore për shëndetin e tij të disa individëve”, u shpreh Pacolli.

“Pavarësisht bindjës politike, ne jemi shqiptarë dhe duhet të solidarizohemi me njëri-tjetrin. Të urojmë dikë për vdekje, në këtë moment, është një edukim i tmerrshëm”, tha në mesazhin e tij Behgjet Pacolli.

Sakaq, edhe një numër deputetësh të parlamentit të Kosovës janë prekur nga koronavirusi në një periudhë kur vendi po vazhdon të përballet me shtim të numrit të të infektuarve dhe rritje të numrit të viktimave.

Mbrëmë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha deri tani numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë arriti në 94, dhe vetëm në 24 orët e fundit tetë persona humbën jetën, ndërsa 207 nga 401 të testuar dolën se janë të infektuar.

Rastet e së enjtes e çuan në 4 mijë e 307 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, nga të cilët deri tani të shëruar janë shpallur 2 mijë e 95 raste, ndërsa 2 mijë e 118 mbeten raste aktive.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha sot se përkeqësimi i situatës rëndon sistemin shëndetësor të vendit.

/a.r

Next Post
Sot i pashë të trembur

Sot i pashë të trembur

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    6 years ago

    komunistat e spiunt nuke ka covid 19 qe ju bene gje,ose thene ndryshe mortja se ha m… .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In