Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa pas futjes së Kosovës në rendin e ditës të UNESCO-s ka lavdëruar punën e Qeverisë e në veçanti punën e MPJ-së të cilën e udhëheq Hashim Thaçi.
Ai thotë, transmeton Koha.net, se “për t’u arritur kjo, është punuar shumë në Neë York dhe në Paris. Kryeministri Mustafa lidhur me këtë ka shkruar në Facebook:
“Lajmi nga Parisi se Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s ka përfshirë në rendin e ditës kandidimin e Kosovës për anëtarësim, është shumë premtues. Kosova ka punuar shumë për këtë me shumë vende mike, është punuar shumë në Neë York, në Paris dhe në qendra të tjera botërore, që vendi ynë të anëtarësohet në këtë agjenci të OKB-së”.