Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa mori pjesë në Forumin Ekonomik në Tiranë ku theksoi se është e rëndësishme që të ndërtohet paqja në këtë pjesë të Evropës në mënyrë që njerëzit të kenë kushte më të mira.
Sipas tij sfidat që aktualisht ka Kosova do të tejkalohen duke bashkëpunuar me vendet e tjera. Mustafa përmendi edhe një numër projektesh që Kosova po zhvillon me Shqipërinë.
Por pavarësisht çfarë deklaruan dje mediat serbe, edhe pse Mustafa mori fjalën si kryeministër i Kosovës, homologu i tij serb nuk e la sallën, paçka pretendimeve të serbëve.
“Mosmarrëveshjet tona do t’i kthejmë në ura bashkëpunimi, ky është synimi jonë si Kosovë. Ne kemi punuar projekte të përbashkëta, me Shqipërinë. Ndër projektet tjera është edhe ai i autostradës e cila dëshirojmë që të na lidhë me Serbinë. Po punojmë poashtu në lidhjen tonë me Maqedoninë.”Presim përgjigje pozitive nga ana maqedone, poashtu edhe ndërtime hekurudhore që e lidhin Maqedoninë dhe Serbinë” tha ai
Ndërkaq, duke folur për raportet me Serbinë, ai tha se qeveria e Kosovës është pro dialogut.
“Ne po mundohemi që të gjitha mosmarrëveshjet që i kemi me Serbinë t`i zgjidhim me dialog” shtoi Mustafa.









