Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, po qëndrojnë në zyrën e kryetares së vendit, Atifete Jahjaga.
Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se takimi po zhvillohet pas situatës më të re të krijuar në Kuvendin e Kosovës, punimet e të cilit u ndërprenë ende pa filluar, pasi në sallë u hodh gaz lotsjellës nga deputetët e opozitës.