• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mustafa: Askush nuk mund t’i kufizojë festimet për pavarësinë

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për festimin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka thënë se Kosova sot nuk është bërë ende vendi që kemi ëndërruar, por këto ditë duhet të mbledhim energjitë tona pozitive, për ta kthyer Kosovën në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa thekson se “këto ditë, Kosova shënon 8 vjetorin e pavarësisë së saj. Këtyre ditëve festive, që kulmon më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ne u gëzohemi arritjeve dhe atdheut tonë. Duke qenë mirënjohës për kontributin e kosovareve e kosovarëve, heroizmin e dëshmorëve dhe martirëve dhe për të gjithë luftëtarët që i dolën zot kombit e atdheut tonë. Por, edhe duke qenë mirënjohës e falënderues ndaj aleatëve të aspiratës sonë për të jetuar të lirë e të pavarur. Jam i bindur se Kosova, sot nuk është bërë ende vendi që kemi ëndërruar ta kemi. Por, këto ditë ne duhet të mbledhim energjitë tona pozitive, për ta kthyer Kosovën në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit”.

“Askush, as vendimet arbritrare për t’ua kufizuar qytetarëve të drejtën për ta shijuar festën më domethënëse të historisë së Kosovës, nuk mund ta zbehë festën tonë të përbashkët, 17 shkurtin. Ju ftoj të demonstroni pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin estetik që na ka lënë trashëgimi Presidenti Historik, Doktor Ibrahim Rugova, ndaj tendencave eventuale për të përvetësuar festa e sheshe, për interesa të ngushta politike. E tërë Kosova është e qytetarëve të Kosovës dhe e miqve të tyre të shumtë. Me durim e pjekuri, do ta kalojmë çdo sfidë. Me refuzim estetik do ta ndalim çdo tendencë ndaj Kosovës, mike të përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë në Evropë dhe në tërë botën”, përfundon Mustafa.

KosovaPress

Next Post

Tre vjet pa paguar, 'Kaubojsit' i presin dritat e shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In