Një i ri musliman ka dalë në një shesh të Parisit me sytë e mbuluar dhe me një karton ku shkruhet: “Jam musliman. Më përqafoni nëse keni besim tek unë”.
Shumë qytetarë nuk kanë ngurruar t’i përgjigjen thirrjes duke e përqafuar, në shenjë solidariteti me njerëzit e të gjitha feve, duke bërë dallimin nga ekstremizmi.









