“Koreja e Veriut tregon muskujt në një shpalosje të arsenalit të ri të armatimeve dhe aleancave të reja ushtarake gjatë festimeve të 80-vjetorit të themelimit të Partisë së Punëtorëve të Koresë”
Nga Eljanos Kasaj*
PHENIAN,RDPK-Gjatë paradës ushtarake në Sheshin Kim Il Sung të Phenianit, që shënoi 80-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve të Koresë, e cila është në pushtet në që prej vitit 1949 në Republikën Demokratike Popullore të Koresë(Korenë e Veriut), autoritetet shtetërore kanë prezantuar një raketë të re balistike ndërkontinentale Hwasong-20, duke e quajtur atë “shembullin më të fuqishëm të armëve bërthamore” në vend, raportoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).
Zbulimi i modelit të ri reketor bslitsik interkontinental, i cili është i aftë të mbajë koka të shumëfishta raketore, një zhvillim që mund të ngatërrojë më tej mbrojtjen e sistemeve anti-raketore dhe që tregon mësimet e verya që Ushtria Popullore e Koresë ka nxjerrë prej eksperiencës së saj në operacionet ushtarake në Kursk dhe Ukrainë- operacione në të cilat, sipas udhëneqjes koreanoveriore, është demonstruar “përsosmëria” e Ushtrisë Popullore të Koresë të kalitur me “shpirtin heroik luftarak” dhe “fitorja” e trupave të saj në fushat e betejës jashtë shtetit për “drejtësi ndërkombëtare dhe paqe të vërtetë”.
Por, raketet balistike interkontinentale nuk qenë e vetmja surprizë e udheheqjes së Koresë së Veriut. Gjatë paradës ushtarake mbrëmjen e së premtes, qeveria koreanoveriore ka zbuluar dhe avancimet e bëra në modernizimin e Ushtrisë Popullore të Koresë, për ta bërë atë të aftë për tu përballur(sfiduar) me ushtrinë amerikane dhe aleatëve të saj(NATO-s,Koresë së Jugut,Japonisë,etj).
Nën muzikën e marshevave ushtarake të performuara prej orkestrës prestigjioze të Korit të Merituar të Shtetit, në Sheshin Kim Il Sung parada u çel prej me parakalimin e kolonave simbolike të njësive të rojeve gjatë Luftës Çlirimtare të Atdheut kundër invazionit të Japonisë dhe Luftës kundër Nazi-Fashizmit(1939-1945).
Kolonat simbolike pasoheshin nga kolonat e njësive të rojeve bregdetare, duke përfshirë kolonën e kalorësve nderi, kolonën e Zyrës së Rojës së Komitetit Qendror të Partisë dhe kolonën e Departamentit të Rojës së Komisionit të Çështjeve të Shtetit.Ato u ndoqën prej kolonave të Ministrisë së Sigurisë së Shtetit, Ministrisë së Sigurisë Publike dhe Task Forcës Speciale për Sigurinë Publike, të Marinës dhe Forcave Ajrore që marshonin të udhëhequr nga komandantët e tyre. Për të vijuar me Njësitet për Luftën Malore në Prapavijën e Armikut dhe kolonat e Divizionit të Tankeve dhe Forcave të Blinduar,si dhe të Divizionit të Këmbësorisë së Mekanizuar.
Më pas në Sheshin Kim Il Sung parakaluan kolonat e kadetëve të Universitetit Ushtarak Kim Il Sung, institucioni më i lartë i arsimit ushtarak në Republikën Demokratike Popullore të Koresë të orientuar nga ideologjia shtetërore Juche, kadetët e Akademisë Ushtarake dhe Politike Kim Jong Il, baza qendrore për trajnimin e oficerëve të lartë ushtarakë, kadetët e Universitetit Politik Kim Il Sung, baza kryesore përgjegjëse për zbatimin e vijës së Partisë “për ta bërë Ushtrinë Popullore Koreane të fortë politikisht dhe ideologjikisht”, kadetët e Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare Kim Jong Un, institucioni më i lartë arsimor i mbrojtjes, shkencës dhe teknologjisë në Republikën Popullore Demokratike të Koresë. Ato u ndoqën nga kolonat e njesiteve të Byrosë së Përgjithshme të Zbulimit dhe Inteligjencës, dhe kolona të ushtarakëve të specializuar, përfshirë kolonat e snajperëve dhe të sinjalistëve.
Parada u përmbyll me parakalimin e kolonës së Forcave të Operacioneve Speciale, divizioni më i specializuar ushtarak i Ushtrisë Popullore të Koresë dhe kolonës së Forcave Strategjike, e cila “mbante fort shpatën e çmuar bërthamore” për vetëmbrojtje(pjesë e të cilave qenë dhe sistemet raketore balistike ndërkontinentale Hwasong-20).
Parada grandioze erdhi pas celebrimeve të Shfaqjes së Madhe të Gjimnastikës dhe Artistikës Meshore të titulluar “Rroftë Partia e Punëtorëve të Koresë” për të festuar 80-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve të Koresë, e cila u dha me madhështi në stadiumin e 1 Majit të enjten në mbrëmje dhe që shënoi çeljen e aktiviteteve festive të organizuara në kuadër të ditës së shënuar, e cila është një nga festat zyrtare më të rëndësishme në kalendarin e eventeve shtetërore të Republikës Demokratike Popullore të Koresë.
Ndërkohë, më 9 tetor, një koncert madhështor nga artistë rusë u zhvillua në Phenian me rastin e 80-vjetorit të Partisë së Punëtorëve të Koresë, ndër interpretuesit e të cilit ishin këngëtarët rusë Yaroslav Dronov (Shaman) dhe Alexandra Vorobyova, si dhe artistë nga Kori Folklorik Akademik Shtetëror Rus i Pyatnitsky-t, Teatri i Baletit Todes i Alla Dukhova-s dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Forcave Hapësinore Ruse. Në koncert,veç shumë zyrtarëve të lartë të Koresë së Veriut dhe banorëve të kryeqytetit, mori pjesë edhe vetë udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un, i cili i falënderoi personalisht artistët rus për performancën e tyre.
Ndërsa gjatë bisedimeve midis Zëvendëskryetarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Kryetarin e Partisë Rusisë së Bashkuar dhe ish-Presidentit Dmitrij Medvedev dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Punëtorëve të Koresë dhe Presidentit të Çështjeve Shtetërore Kim Jong Un, që u zhvilluan më 10 tetor, udhëheqësi koreanoverior e përshëndeti vizitën e Medvedevit në Phenian si një simbol të mbështetjes dhe solidaritetit të fortë të popullit rus “me kauzën e drejtë të Partisë së Punëtorëve të Koresë. Ai tha gjithashtu se vizita do të shërbejë si një moment i rëndësishëm për një zgjerim dhe zhvillim të mëtejshëm dinamik të marrëdhënieve koreano-ruse, të cilat janë ngritur në një nivel të ri, në një partneritet dhe aleancë strategjike të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse”, ka raportuar Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).
Ish-Presidenti Dmitij Medvedev kryeson delegacionin Partisë së Rusisë së Bashkuar, i cili udhëtoi për në Phenian për të marrë pjesë në festimet që shënojnë 80-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve të Koresë.
Delegacioni rus përfshin Vladimir Jakushev, Sekretar i Këshillit të Përgjithshëm të Rusisë së Bashkuar dhe Zëvendëskryetar i Parë i Këshillit të Federatës; dhe Alexandër Kozllov, Ministër i Burimeve Natyrore dhe Mjedisit dhe Bashkëkryetar i komisionit ndërqeveritar për bashkëpunimin tregtar, ekonomik, shkencor dhe teknik midis Rusisë dhe Koresë së Veriut. Anëtarë të tjerë të delegacionit përfshijnë Vladimir Vasiljev, kreu i fraksionit Rusia e Bashkuar në Dumën Shtetërore; Alexandër Khinshtein, Guvernator i Obllastit Kursk, ku rreth 12-14.000 trupa koreanoveriore asistuan në operacionet e çlirimit të territoreve të pushtuara të Obllastit prej intervensionistëve ukrainas; Oleg Kozhemjako, Guvernator i Obllastit Primorskij, i cili është edhe rajoni kufitar midis Rusisë dhe Korenë e Veriut, dhe zyrtarë të tjerë.
Gjatë celebrimeve në nder të 80-vjetorit të Partisë së Punëtorëve të Koresë, Dmitrij Medvedev ishte një nga të ftuarit kryesorë që u shfaq në podium së bashku me Kim Jong Un. Ndër personalitetet e tjera qenë kryeministri i Kinës Li Qiang dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit To Lam.
Ngjarja ishte pjesë e një sërë iniciativash diplomatike nga qeveria e Koresë së Veriut në javët e fundit, ku Pheniani ka dërguar zyrtarë të lartë në Pekin, Moskë dhe Kombet e Bashkuara,duke treguar një rritje të pa-zakontë të prezencës politike së Koresë së Veriut në zhvillimet aktuale gjeopolitike në vende dhe evente të ndryshme në Euroazi, Evropën Lindore dhe Lindjen e Largme.
*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni











