I ftuar në Shqip në Dritare Tv, kreu i Partisë “Lëvizja Demokratike Shqiptare”, Myslim Murrizi foli për ndarjen mes të majtës dhe të djathtës, që sipas tij është në 4 kolona, familja, besimi në zot, respekti për pronën dhe atdheu.
“Dëgjova mbrëmë Agron Shehajn, e pyetën nëse ishte i djathtë dhe ai tha që ishte i djathtë se kam 3 mijë punëtorë, kam biznes. E djathta nga e majta nuk ndahen nga paratë që kanë deputetët në xhep. M’u duk i vakët, i zbrazët.
E djathta me të majtën ndahet në 4 kolona, familja, besimi në zot, këta janë ateista, respekti për pronën e gjithësecilit dhe të duash atdheun. Streha e fundit e palaçove është nacionalizimi. Të duash atdheun është të kontribuosh, të mos vjedhësh paratë e qytetarëve shqiptarë.
Janë zgjedhje personale nëse do të ishin në punën e tyre. Gjashtë gra pa burra, shtatë burra pa gra, tre burra pa gra në shpi, sepse nuk e duan familjen. Çfarë lidhje ka ky lloj grupimi me të djathtën si koncept filozofik.Njerëz që kanë prishur kisha e xhami dhe që kanë sharë priftërinj e hoxhallarë që nuk besojnë kurrë në zot.
Njerëz që nuk e respektojnë pronën sepse nuk e kanë kthyer kurrë pronën, ka qenë 13 vjet në pushtet PD-ja. E kishte detyrim të reagonte pro spektrit së qendrës së djathtë. Ai thotë unë jam i djathtë. Sipas konceptit ku e ndaj unë të djathtën dhe të majtën, jo koncepti komunist, antikomunist, se janë dy rryma të ndryshme.
Nuk mund të thuash jam i djathtë kur nuk e di çfarë është i djathti, dhe nuk e ndan të djathtin nga djathi. Nuk je i djathtë se ke CallCenter. Tre kandidatët përballë Bashës janë thjesht rivalë“, tha Murrizi.
Murrizi: Ibsen Elezin e eleminuan sikur gjuajti PD me gurë, ata që e kishin gjuajtur 10 vjet me gurë e tanke!
Myslim Murrizi ka folur për vendimin e kryesisë së PD-së për të mos pranuar kandidaturën e Ibsen Elezit për kryetar të Partisë Demokratike. Sipas tij, Kreshnik Çollaku e eleminoi Ibsenin se ka gjuajtur me gurë PD-në, ndërkohë që vetë Çollaku ka gjuajtur PD-në me gurë për 10 vjet.
“Vendimi i kryesisë së PD-së ishte vendim shpirtvegjëlish. Unë e njoh Kreshnik Çollakun prej vitesh, Nuk më erdhi mirë që në kryesinë e PD-së, Çollaku ka thënë se duhet të eleminohet Ibsen Elezi se ka gjuajtur me gurë PD-në. Kreshnik Çollaku e ka gjuajtur PD-në 10 vjet me gurë, 1999-2009. Vjen si anëtar kryesie dhe bëhet deputet. Ibsenit nuk i jepet e drejta të kandidojë mes demokratëve sepse paska gjuajtur me gurë. Ai ka pranuar në qeveri atë që ka gjuajtur me tank. Nuk jam dakord me deklaratën hipokrite të Jemin Gjanës, “nuk bëjmë në parti çfarë thonë gjeneralët e 97-ës. Jemini e ka votuar gjeneralin e 97-ës duke i lëshuar vendin e tij. Ibsen Elezi duhet të ishte në listë“, ka thënë Murrizi.