• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Murrizi dhe tragjikomedia e vrasjes së PD

by Mero Baze
23/02/2019 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Kur grupi i Genc Pollos po ndahej nga Sali Berisha në fillim të viteve 2000, Murrizi ishte një prej maktheve të Berishës se mos bashkohej me Pollon dhe makthi i Pollos mos bëhej me Berishën. Në listën e emrave që kalonin sa në një anë në tjetrin shpesh përmendej dhe emri I tij. Murrizi bënte shumë humor me këtë gjë, por dhe me ata që akoma nuk e kishin ndarë mendjen. Dhe në pëprjekje për të bërë humor me urrjetjen e Pollos për Berishën dhe atë të Berishës për Pollon, ai gjeti kohë të bënte humor të zi me një deputet nga më fjalëpaktit dhe seriozët e Kuvendit, Ylli Vejsiun. Ishte një eksperiment social se cfarë besonte realishtë PD.

Ju ul në kafe dhe me përgjërim i kërkoi të ruante një sekret të madh.

-Më thuaj,- I tha Profesor Vejsiu.

-Doktori më ka caktuar të të vras ty,- i tha. Me këtë Azemin nuk na eci shumë. E vramë po se morëm dot pushtetin. Duhet një viktimë më cilësore.

Profesor Vejsiu, një themelues i PD dhe tejet serioz për të përballuar këtë humor të zi, kishte shtangur.

-Mos u shqetëso profesor,- i tha.

Do të qëlloj këmbëve. Rëndësi ka që ai ta marr vesh që qëllova, se ndryshe më vret mua.

Nuk vonoi shumë dhe pak çaste më vonë, Ylli Vejsiu hapi derën e Këshillit Kombëtar të PD dhe pa pritur të ulej ju drejtua Berishës

-Kriminel! Me gjakun tim do të vish në pushtet. Kriminel, kriminel…i ke duartë me gjak.

Destabilizimi i Profesorit ra si bombë në sallë. Askush nuk e dinte çfarë kishte ndodhur përvec Murrizit. Berisha po ashtu u ndje keq por e kaloi si lajthitje e moshës së profesoirit, ose më së paku si bashkim i tij me Pollon dhe Tritanin, gjyqi ndaj të cilëve po bëhej në Këshill.

Vetëm disa orë më vonë, Murrizi tregonte me humor bisedën me Profesor Vejsiun dhe gjithçka ishte qartë. E kishte destablizuar dhe e kishte dërguar përjetësisht në pension politik, duke e bërë hasëm me Berishën.

Por kishte zbuluar përmes inskenimit të tij, atë që besonin më shumë në PD. Dhe ajo që besonin më shumë ishte se Berisha të vriste po të ishe i dyshimtë.

Eshtë pak a shumë njësoj si tani. Shumica e deputetëve nuk janë dakord me atë që ka ndodhur, por bëjnë sikur janë dakord, ndërsa ai ka dal hapur.

Dhe ka dy arsye të forta.

Përvoja e tij e gjatë politike e bën koshientë se nuk ka rëndësi për karrierën në PD se kush tradhëton PD dhe kur. Shumica e njerëzve që janë sot në PD, janë tradhëtarë të PD. Imami ka hip në tank kundër saj, Pollo ia ka vjedhur dhe vulën dhe siglën për ti vjedhur votat, dhe ka kërkuar burgosjen e Berishës, dhe rrethi i i tij i ngusht kanë qenë mercenarë të Fatos Nanos, ndërsa të tjerët që kanë ardhur pas vitit 2009 dhe enturazhi i Bashës janë kryesisht të majtë.

Myslim Murrizi është një veteranë që ka ikur e ka ardhur në PD, kur ka dashur vet.

I ardhur nga shtresat e të persekutuarëve politikë, ai u bë për herë të parë deputetë i Partisë Demokratike në Lushnjë në vitin 1997, duke cuar i pari në selinë e PD jo vetëm mandatin e tij por dhe dy mandate të tjera, atë të Ilir Banos dhe Maks Cikulit. Ishte aq e papritur ajo që ndodhi, sa PD mendoi për disa orë, se po fitonte edhe një herë në atë rrokopujë që po merrte, por vetëm pas disa orësh u kuptua se në Lushnjë nuk kishte fituar PD, por Murrizi, i cili, kishte kuptuar si bëheshe deputetë në ato zgjedhje.

Ato janë dhe të vetmet mandate të PD, poshtë lumit Shkumbin, në ato zgjedhje.

Deri në vitin 2001 ai ishte deputetë i PD, por kurrë nuk ishte i sigurt në rresht.

Në fund u bë makthi I PD në zgjedhejt e 2001, pasi në përpjekje për të fituar në zgjedhjet e dhunëshme të Ilir Metës më 2001, në zonën e tij elektorale në Dushk, u anullua rezultati dhe në vend të mandatit të Murrizit, u prodhuan dhjetë mandate prej tre partive të vogla proqeveritare, duke krijuar kështu atë që quhet “Fenomeni Dushku” në zgjedhjet shqiptare.

Pra e para, që ai ka kuptuar dhe është i qartë se në politikë të mbajnë votat e tua dhe personaliteti dhe jo përjashtimet dhe pranimet. Azem Hajdari themelues i DP u përjashtua dy herë për 8 vjet.

E dyta që ai e di mirë, është se akti i tij në fakt nuk shkakton zemërim brenda PD, pasi askush nuk është i sigurtë, se ky ishte një vendim i duhur, por një tërheqje zvarrë nga Sali Berisha. Dhe e vetmja gjë konstante e Murruzit në 30 vite ka qenë distanca nga Sali Berisha .

Duke qëndruar në Kuvend Murrizi është duke u zbavitur me PD si me Ylli Vejsiun. Thjeshtë në këtë rast Berisha ka cuar Lulin të vras PD, por ai po premton se nuk do ta vras, po do ta qëlloj nga këmbët, se I dhimbset. Dhe këtë rradhë turma nuk i drejtohet Saliut, duke I thënë “vrasës, kriminel”, por Murrizit, duke I thënë “tradhëtar, tradhëtar”. Dhe ai shkulet gazit.

Next Post
Erërat e forta përmbysen 4 kamionë në Lezhë, pezullohet lëvizja e tyre

Erërat e forta përmbysen 4 kamionë në Lezhë, pezullohet lëvizja e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

Raundi i dytë për paqen/ Zelensky: Bisedimet trepalëshe për luftën në Ukrainë janë shtyrë për të mërkurën

February 1, 2026
Liza e qymyrit

Liza e qymyrit

February 1, 2026
Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

February 1, 2026
Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

February 1, 2026
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, ambulanca mbërrin në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë/ Një i plagosur dërgohet në spital, arrestohet autori i dyshuar

February 1, 2026
12 persona humbin jetën dhe plagosen 7 të tjerë nga sulmi me dron mbi një autobus në Ukrainë

12 persona humbin jetën dhe plagosen 7 të tjerë nga sulmi me dron mbi një autobus në Ukrainë

February 1, 2026
Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

February 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

BE nuk prishet, po ne rrezikojmë të mbetemi prapë jashtë

February 1, 2026
Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

February 1, 2026
Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In