Andy Murray ka festuar ngritjen në pozitën numër një në renditjen botërore, me një fitore me 2:1 në sete (6:3, 6:7 dhe 6:4) ndaj amerikanit John Isner në finale të turneut Masters të Parisit në tenis.
Për të ishte triumfi i parë në Mastersin e Parisit dhe turneu i tetë i fituar këtë sezon, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Britaniku, që do të tejkalojë Novak Gjokoviçin në krye të renditjes botërore të ATP-së kur të publikohet lista të hënën, i mbijetoi shumë aseve të amerikanit Isner për të fituar turneun e 14-të Masters në karrierë… (b.an)