Goditet një rast i “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Sekuestrohen 31 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva, prangoset në flagrancë poseduesi.
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet e D.V.P Shkodër në bashkëpunim me shërbimet Policisë Kufitare në Muriqan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 30.01.2017, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :
* Manush Teqja, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Volsvagen” me targa AA 513 PM, të cilin ky shtetas drejtonte, në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
* 31 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion vendet e BE.
Materialet proceduriale do ti referohen për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal./a.m.