Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho ka treguar se të gjitha skuadrave mund t’ua blesh lojtarët me përjashtim të tri prej tyre.
Ai ka thënë se Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munich shesin vetëm atëherë kur duan.
“Besoj se janë vetëm 3 skuadra në botë që shesin lojtarë vetëm atëherë kur duan dhe atyre nuk mund tu blesh lojtarë. Ato janë Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munich”, tha Mourinho gjatë konferencës për media, raporton ‘Express’.
Mourinho po ashtu ka folur për mundësinë e transferimit të Mullerit në Premierligë, ku e pranoi se është shumë e vështirë të ndodhë një gjë e tillë.









