• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Muri, simbolika e ndarjes së Mitrovicës. Do të hiqet apo jo?!

by Java News
01/02/2017 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Muri, i cili sot lartësohet në mjedisin përreth Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, është barriera e re fizike që e ndan Serbinë dhe Kosovën. Për palën kosovare ka bindje dhe propagandë nga autoritetet se ai do të prishet, kurse për palën serbe po ashtu parashtrohet argumenti se muri nuk do të prishet. Një vendim ose një shprehje e vullnetit të mirë pritet në takimin e radhës së zyrtarëve më të lartë të dy vendeve, që do të ndodhë në orët në vazhdim, por deri më atëherë, duket se pos premtimeve për prishjen e tij asgjë nuk do ndodhë.

Madje, mëtohet nga serbët e Veriut se projekti ka qenë madje edhe në marrëveshjet mes dy palëve. Autoritetet e Brukselit thonë se palët duhet të merren vesh, kurse në Prishtinë, përfaqësuesit evropianë bëjnë thirrje për qetësi dhe zgjidhje të çështjes së murit.  

Paradoksi është se publiku kosovar haset me tre të vërteta. Ajo që parashtrohet nga pala e tyre kosovare; ajo nga pala serbe, dhe kuptohet dhe pala që përfaqëson Brukselin. Tashmë pala kosovare ka miratuar një rezolutë në parlament për prishjen e murit, që në fakt duhej të zbatohej deri në fund të janarit. Por, kjo s’ka ndodhur. Ndërkohë që kreu i komunës së Veriut Goran Rakiç, vazhdon të pretendojë se muri nuk prishet dhe se për atë ka dakordësi mes palëve! Kjo e ka bërë Vetëvendosjen që të përgatitet për protesta dhe për fillimin e një lëvizje kundër kësaj barriere, e cila e ka sfiduar hapur integritetin e Kosovës.

Me shumë gjasa, muri do të qëndrojë edhe disa kohë, por edhe nëse do të prishet, të tjera barriera të reja do të vendosen mes dy pjesëve të Mitrovicës.

Ka një dezinformim sa i përket kushteve që çuan në ndërtimin e saj. Pala serbe pretendon se muri i ngritur në veri të Mitrovicës, gjendet në projektin e Brukselit për revitalizimin e urës, kuptohet jo në lartësinë aktuale, mirëpo se muri është pjesë e këtij projekti të shumëpërfolur.

Këtë gjë e ka pohuar, pak ditë më parë, zyrtarja ekzekutive në komunën e Mitrovicës Veriore Adriana Hoxhiç, e cila ka thënë gjithashtu se rrëzimi i tij nuk është në dorën e komunës.

Po kujt komune?! Ajo e Veriut, administruar nga serbët, nuk pranon; kurse ajo e Jugut, administruar nga shqiptarët s’ka tagër mbi këtë pjesë të qytetit. Problemi i ndarjes, ku futet Ura, që tashmë konsiderohet si Park është politik dhe është folur përgjatë të gjithë mbledhjeve të dialogut.

Ndërkohë, Ministri i Ambientit e Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Ferat Shala, kërkon një vendim të ri të qeverisë për rrënimin e murit ilegal në veri, raporton media kosovare. Aman, është e habitshme se ka një rezolutë parlamentare dhe se ajo nuk zgjidhet. Arsyeja duhet kuptuar në dështimin apo gjetjen e mekanizmave për ta rrënuar murin sipas afatit të dhënë me rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Një përgjigje ekziston për këtë: palët politike janë shumë të ndara edhe pse rezoluta e miratuar në Kuvend më 29 dhjetor ishte harmonizuar dhe votuar pothuaj nga të gjithë deputetët e partive në pushtet.

Ajo që thuhet është se pas përfundimit të të gjitha përgatitjeve ligjore nga ana e Ministrisë, po pritet një vendim tjetër nga Qeveria e Kosovës, meqë edhe pas diskutimeve s’gjen zgjidhje kjo çështje përmes dialogut.

Por sikur të mos mjaftojë kjo, serbët pretendojnë se do sulmohen nga Kosova në muajin shkurt!!! “Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli po merren vesh për një sulm të rrufeshëm, befasues në veri kundër serbëve…Po iu ngutet për ta pushtuar veriun sepse po i frikësohen politikës së re të Trumpit që do t’ia lëshojë Ballkanin Rusisë…, shkruan portali serb Informer duke shtuar edhe faktin se autoritetet serbe janë informuar nga shërbimi sekret rus dhe nga një shërbim tjetër informativ mik i Beogradit.

Sipas informatave të këtyre shërbimeve, sulmi kosovar, planifikohet të bëhet gjatë natës dhe ai do të kryhej nga pjesëtarë të ROSU-s dhe të njësive të tjera policore!!!

“Çdo gjë është menduar ashtu që me vrap, në afatin prej 24 orësh, të pastrohen serbët dhe të merret veriu i Kosovës, krejt deri në Jarinje. Aksioni do të arsyetohej me një incident të inskenuar në të cilin do të plagoseshin ose vriteshin disa policë shqiptarë. Pastaj aksioni do të prezantohej si legjitim ndaj luftë nxitjes së Beogradit, përkatësisht mbrojtjes së shqiptarëve nga agresioni serb”, përfundon shkrimi.

Dhe, si zakonisht, ka ardhur edhe prononcimi i kryetarit të Këshillit për Kosovën Milovan Drecun, i cili e shton dozën e fantazmagorisë dhe parasheh dështimin e këtij operacioni. Sido që të jenë zhvillimet e këtyre ditëve duket se Kosova do të vuajë ende kakofoninë e zërave të saj, kurse Serbia do mundohet të përfitojë sa të mundet që të lehtësojë rrugën e saj evropiane.

Për presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa muri e ka kohën e limituar. Deri kur?! S’dihet. Ajo që duhet është që Kosovës politike i nevojitet realisht të maturojë forcat dhe të bashkohet përballë një realiteti, që për hir të së vërtetës nuk është shumë pro saj. (Javanews)

Next Post
Dosja shpërthyese ruse: Trump përdori prostituta për “shfaqje urinimi” në shtratin ku fjeti Obama

Plasin bastet! Ja sa e ka koefiçentin largimi i Trump pas një viti qeverisje! Po pas 4 vitesh?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

January 20, 2026
21 janari pas Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë; kush i zbaton vendimet?

21 janari pas Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë; kush i zbaton vendimet?

January 20, 2026
Foltorja e PD, Berisha në Njësinë 4: OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje

Foltorja e PD, Berisha në Njësinë 4: OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje

January 20, 2026
Vrasja e snajperistit në Britaninë e Madhe/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

Vrasja e snajperistit në Britaninë e Madhe/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

January 20, 2026
Elbasan/ Digjet banesa, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur, shkak i zjarrit dyshohet…

Elbasan/ Digjet banesa, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur, shkak i zjarrit dyshohet…

January 20, 2026
“Ik p**dhu”/ Eurodeputeti danez shan Trump, deklarata e tij bëhet virale

“Ik p**dhu”/ Eurodeputeti danez shan Trump, deklarata e tij bëhet virale

January 20, 2026
FOTOT-Supermakina, avionë privatë dhe çanta firmato/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

FOTOT-Supermakina, avionë privatë dhe çanta firmato/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

January 20, 2026
Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

January 20, 2026
“Lufta” për Groenlandën, presidenti Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

Habit me deklaratën e tij Donald Trump: Pa mua, sot nuk do të kishte NATO

January 20, 2026
OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In