Gjykata e Posaçme shtyu për në 12 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e dy prokurorëve, të cilët ishin në një angazhim jashtë vendit.
Të pranishëm në seancën, ku do të debatohej mbi provat e prokurorisë ishin edhe 5 ekspertët që kanë përgatitur aktin ekonomiko-financiar.
Ndonëse seanca nuk është zhvilluar normalisht, ekspertët kanë replikuar me gjykatën, duke i thënë se i kanë thirrur kot, pasi qëndrimin e tyre e kanë dhënë në aktin e 16 viteve më parë.
/a.r