Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në nisje të seancës janë betuar deputetët që nuk arritën të betoheshin në seancën e kaluar.
U betuan sot deputetët Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi. Deputetja Jozefina Toapalli erdhi në seancë disa minuta pas nisjes së seancës, ku ka bërë edhe betimin.











