Maxhoranca ka braktisur komisionin hetimor për serverin e tatimeve pas mungesës së ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani. Ai u thirr në komisionin hetimor në cilësinë e dëshmitarit, por nuk u paraqit.
Për këtë arsye, deputetja socialiste Esmeralda Shkjau ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes. Pas largimit të deputetëve të maxhorancës, opozita ka miratuar e vetme planin e punës dhe rregulloren. Mbledhja e radhës së komisionit për serverin u la për të premten në orën 10:00.