Gjatë konferencës së ditës së sotme, Federik Veseli, teksa foli për mungesat në radhët e kuqezinjve, duket pa dashje shprehu edhe mungesën e një futbollisti, emri i të cilit është mbajtur Brenda shtëpisë kuqezi.
Duke u shprehur se reparti i mbrojtjes do ta ndjejë boshllëkun e Berat Gjimshitit, mbrojtësi Veseli u shpreh se Kombëtarja në ndeshjen ndaj Anglisë do të vuajë mungesën e sulmuesit të ri Armando Brojës.
Së fundmi, është sqaruar se sulmuesi i talentuar ende nuk i është bashkuar kuqezinjve, si pasojë e një dëmtimi të mëparshëm në kavilje. Eshtë mësuar se aktualisht, Broja është duke bërë disa ekzaminime me stafin mjekësor të Southampton, ndërsa pritet përgjigja e analizave për të kuptuar nëse lojtari do të jetë i gatshëm për të qenë i grumbulluar apo jo.
Gjithsesi, në stafin teknik të Kombëtares kanë besim se Broja do të jetë i gatshëm dhe mund të vihet nën urdhrat e trajneri Edy Reja. Kështu, nëse gjithçka shkon sipas planit, Broja nuk do të udhëtojë për në Shqipëri, por do ta presë Kombëtaren në Londër./m.j