• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mungojnë provat për djalin e Nehat Kullës, hetohet veçmas për grabitjen e bankës

by A R
03/05/2017 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës është duke kryer veprimet e fundit hetimore për këtë ngjarje, për ta dorëzuar dosjen në gjykatë, duke ndarë veçmas procedimin ndaj djalit të Nehat Kullës për shkak të mungesës së provave.

Edhe pse me tre persona të arrestuar, duket se dosja e grabitjes së bankës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, do të shkojë në gjyq me vetëm dy të pandehur. Pas grabitjes së ndodhur mes datave 5-6 gusht 2016, në filialin e bankës private në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku u morën rreth 200 milionë lekë, Policia arrestoi shtetasit Roland Liti (Zekaj), 37 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Alan Babamato, 23 vjeç, dhe Robert Kulla, 35 vjeç, i dënuar më parë për rrëmbim, mbajtje peng personi dhe armëmbajtje pa leje (Kulla u lirua nga Gjykata në shtator 2016). Pikërisht ky i fundit, sipas Prokurorisë, nuk do të dërgohet për gjykim aktualisht në lidhje me grabitjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Auza ndaj tij nuk është arritur të provohet pavarësisht veprimeve hetimore të kryera që nga 31 gushti 2016, kur u arrestua, pasi u la i lirë nga gjykata e deri tani. Dyshimet për implikimin e Robert Kullës në grabitje u lidhën nga Policia me faktin se në momentin e ndalimit, 35-vjeçarit iu gjetën në zotërim shuma të mëdha monetare.

Robert Kulla ne gjyq

Edhe pse Robert Kulla u tha policëve se paratë që i gjetën ishin të disa qirave e bizneseve që ai menaxhonte në Tiranë, djali i Nehat Kullës nuk i shpëtoi arrestimit. Prokuroria kërkoi krahasimin e numrave të serisë së parave të grabitura në bankë me kartëmonedhat që iu gjetën Robert Kullës, por rezultoi se filiali i grabitur nuk i kishte ruajtur kodet e serive të shumës që morën autorët.  Për këtë arsye, veprimet e tjera hetimore nuk kanë bërë të mundur deri tani gjetjen e provave ndaj Robert Kullës, i cili u la i lirë në shtator 2016. Prokuroria pritet të dërgojë në gjykatë të pandehurit Roland Liti, që, sipas akuzës, ka lënë një gjurmë gishti në vendngjarje, pas grabitjes së bankës. Grupi i hetimit ka kërkuar nga kompanitë celulare identifikimin e numrave me të cilët Liti ka komunikuar para dhe pas grabitjes së bankës, ku ka rezultuar se ka folur me Alan Babamaton. Gjatë arrestimit të tre personave, në 31 gusht 2016, Policia deklaroi se gjeti një shumë prej 16.730 dollarësh amerikanë, një shumë prej 10.480 eurosh dhe 2.625.000 lekësh të vjetër shqiptarë. Asnjëri nga tre të dyshuarit nuk e ka pranuar akuzën për pjesëmarrje në vjedhjen e bankës, ku autorët hynë pasi hapën dy faqe muri nga bodrumi ku ndodhet filiali i grabitur./panorama/b.d

Next Post
Izraeli ‘merr një dhuratë të keqe’ në ditën e pavarësisë

Izraeli ‘merr një dhuratë të keqe’ në ditën e pavarësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In