Në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha zhvillonte ‘Foltoren’ e 10-të me demokratët e Dibrës, deputeti i këtij qarku, Xhelal Mziu bëri një postim në rrjetet sociale ku shkruante se PD ka depozituar në SPAK mijëra informacione, fakte, dokumente dhe prova për blerjen e votave nga mazhoranca.
Por, demokratët kanë lëshuar një lumë me komente në profilin e Xhelal Mziut, i cili njëherazi është edhe drejtues qarku në Dibër.
Komentet lidhen me mungesën e tij në ‘Foltore’. Ata i kujtojnë Xhelal Mziut dështimin e 25 prillit nën drejtimin e PD-së nga Lulzim Basha, por edhe promovimin politik që i bëri Sali Berisha prej vitit 2007, ndërsa shtojnë se duhet të ishte në takim pasi një gjë të tillë e ka edhe detyrim moral. /m.j
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2021/10/auto_komentet11634662969-802x1024.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2021/10/Komentet1634662969-1.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2021/10/komentet11634662969.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2021/10/Komentet21634662970.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2021/10/Komentet31634662970.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2021/10/KOMENTET41634662970.jpg)